Mbyll

Miresevini ne KorcaJone.net

Kjo faqe eshte ndertuar per ti dhene nje identitet te ri qytetit te Korces, per ta sjelle qytetin dhe vlerat e tij, traditen, historine me prane jush . Per te percjelle te rejat qe shoqerojne jeten politike, ekonomike dhe sociale ne kohe reale. Per ta afruar Korcen me te rinjte dhe te rinjte me Korcen.  Ne kete faqe do te gjeni informacione nga fusha te ndryshme,Galeri fotografike,forum, ku keni mundesi  jo vetem te jepni mendimin tuaj mbi evenimente te rendesishme dhe problemet e qytetit, por edhe te jeni ne kontakt me qytetare korcare neper bote. KorcaJone. Net u jep nje hapersire te vecante te rinjve, shkollave e gjimnazeve te qytetit.
KorcaJone.net

Sondazh

Si e shikoni te ardhmen e Skenderbeut?
 

Statistika

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot114
mod_vvisit_counterDje151
mod_vvisit_counterKete Jave114
mod_vvisit_counterKete Muaj2538
mod_vvisit_counterTotali50521

Enter Amount:

Po na vizitoni nga: United States
Your IP: 38.103.63.17
Perurohet autostrada Korce- Qafe Plloce PDF Print E-mail
(24 votes)
Nga Vasjan Golka   
Monday, 21 January 2008
 Rruga e re qe do te ndertohet do te kete kater korsi udhetimi dhe do te jete nje rruge me mjaft cilesi qe jo vetem do te shkurtoje kohen e udhetimit por edhe do te evitoje problemet qe krijon rruga aktuale.
Afati per ndertimin e kesaj vepre infrastrukture eshte nje vit, por sic u shpreh kryeministri nqs ajo perfundon brenda festave te nentorit, firmat ndertuese do te perfitojne edhe shperblim.

Ky aks pasi te lidhet me aksin tjeter Korce-Kapshtice, i hap rrugen e ndertimit edhe te atij Qafe Plloce-Qafe Thane, duke plotesuar keshtu nje rruge lidhese mjaft te mire me Shqiperine Juglindore dhe Greqine. Kërkova këtë takim me mediat, para së gjithash, për t’ju shprehur respektim tim më të madh për punën


 e shkëlqyer që ju bëni në informimin e qytetarëve, si dhe për të përshëndetur përzemërsisht nëpërmjet valëve dhe ekraneve të tuaja qytetarët e Korçës, në këtë ditë të inaugurimit të autostradës Korçë – Qafë Plloçë që, në përputhje me kontratat, do të përfundojë brenda këtij viti. Unë i bëj thirrje kompanive të ndërtimit që t’ia bëjnë këtë rrugë dhuratë, Korçës, në ditën e flamurit. Por edhe nëse nuk e bëjnë, përfundimi brenda vitit është përfundim në afat. Përfundimi para afatit do të shpërblehet në mënyrë të merituar dhe ky është raporti që ne vendosim me kompanitë e ndërtimit.


Sikundër dua të garantoj qytetarët e Korçës dhe të mbarë Shqipërisë se pa përfunduar kjo rrugë, qeveria disponon fondet për të filluar pjesën tjetër të autostradës Qafë-Plloçë – Qafë-Thanë.

Këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar, ne investojmë në rrethin e Korçës rreth 9 herë më shumë. Dua t’ju informoj se, përveç 2.3 miliard që investohen në autostradën Korçë-Qafë Plloçë, janë rreth 120 milion të tjerë investime në unazën e Korçës, rreth 60 milion investimet për rrugën Dardhë-Korçë, që do ta shndërrojë Dardhën në një nga qendra e mrekullueshme turistike në vendit, në rrugën e Liqenasit, edhe kjo një nga zonat më piktoreske të Shqipërisë, ne investojmë 308 milion lekë. Ndërkohë janë përfunduar rruga Baban-Oçisht, një investim prej 33 milion lekë, sinjalistika e qytetit të Korçës me 72 milion, është në ndërtim unaza e Korçës, një pjesë e së cilës ka përfunduar dhe është në ndërtim pjesa tjetër, duke e shndërruar unazën e këtij qyteti, në një nga më të shkëlqyerat në funksionalitetin e saj, ndër unazat e qyteteve të Shqipërisë.

Gjithashtu rreth 19 milion lekë do të jenë investimet në kanalizime dhe ujësjellës të qytetit.

Po kështu, janë në ndërtim e sipër rreth 14 shkolla në qarkun e Korçës. I siguroj qytetarët e Korçës se viti 2008 do të jetë viti i realizimit të plotë të këtyre investimeve, sikundër do të përgatisë bazat që në vitin 2009 këto investime të dyfishohen, në rrethin e Korçës.

Siç e shihni, ne po kalojmë nga inaugurimi në inaugurim të veprave shumë të mëdha e të rëndësishme për vendin. Pak ditë më parë, ne inauguruam rrugën e Kardhiqit, e cila shkurton distancën me detin me rreth 40 kilometra dhe e afron Sarandën me të gjitha pjesët e tjera të vendit. Sot inauguruam rrugën Korçë-Qafë Plloçë. Dy ditë më parë, inauguruam në Laç përfundimin e shtrirjes së internetit në të gjitha shkollat e mesme të vendit dhe një seri veprash e projektesh të tjera janë në zbatim.

Të gjitha këto janë bërë të mundur vetëm e vetëm duke luftuar korrupsionin. Ne nuk kemi rritur taksat, e kundërta është e vërtetë, ne kemi përgjysmuar taksat, por ne kemi forcuar disiplinën fiskale, duke goditur korrupsionin në autoritetet tatimore, kemi forcuar disiplinën në dogana, kemi rritur trasnparencën në procese, ne respektojmë tregun dhe nuk ndërhyjmë në mënyrë të njëanshme. Kjo ka bërë të mundur që ne të disponojmë për këtë vit 1.2 miliard dollarë më shumë. Kjo ka bërë të mundur që buxheti i këtij vitit të shënojë një stacion të ri për vendin. Duke filluar nga ky vit, qeveria aktuale shqiptare dhe çdo qeveri do të ketë mundësi të parashikojë vepra të mëdha për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ne mbetemi të vendosur në tre drejtime themelore: në drejtim të modernizimit të infrastrukturës rrugore, sepse asgjë nuk e shpejton zhvillimin më shumë sesa rrjeti rrugor modern, asgjë nuk rrit vlerën e pasurive tona natyrore, mineraleve, të tokës dhe të gjitha pasurive të tjera, sesa e rrit rrjeti rrugor modern, asgjë nuk e firmos Shqipërinë si vend i zhvilluar, sesa rrjeti rrugor modern.

Këtë vit ne shndërrojmë në realitet dhe fillon projekti prej 400 milion dollarë për rrugët rurale. Nga ky projekt do të përfitojë çdo qark dhe Korça është një nga qarqet që do të përfitojë menjëherë.

Por, gjithsesi, nuk e mohoj se kemi një problem, që duhet t’i bëhet e ditur qytetarëve shqiptarë. Në rast se qeveria ia doli që, nëpërmjet luftës kundër korrupsionit, evazionit dhe kontrabandës, edhe duke përgjysmuar taksat, të shumëfishojë investimet, nuk mund të them se janë shumëfishuar kapacitetet e kompanive të ndërtimit dhe nuk ka pasur asnjë pengesë tjetër, përveç etjes për fitim. Para dy javësh, vizitova sërish Korçën dhe kryetari i Bashkisë më tha se një kompani ka mbajtur 6 muaj peng qytetin, pasi nuk ndërtonte kanalizimet. Kjo nuk do të mund të tolerohet më. Kompanitë ndërtuese që nuk zbatojnë kontratën lënë punën, nëse nuk zbatojnë grafikun e punimeve, lënë punën. Por nëse i përfundojnë para afatit, ata do të shpërblehen. Duhet të kuptohet se këto nuk janë marrëdhënie me qeverinë apo bashkinë, por janë marrëdhënie direkt me qytetarin. Nga zvarritja e punimeve nuk lëndohet personalisht kryeministri, ministri, apo kryetari i bashkisë, por lëndohet qytetari dhe ne nuk do ta tolerojmë këtë.

I kam kërkuar ministrit të Punëve Publike që çdo të hënë të paraqesë raport të hollësishëm mbi gjendjen e ndërtimeve në rrugë dhe i garantojmë punonjësit e Drejtorisë së Rrugëve se çdo pasaktësi në atë raport do të ketë ndëshkimin proporcional. Qytetarët duan rrugët dhe qeveria i disponon fondet. Për përfundimin e tyre duhet të punohet edhe me tre turne.

Edhe një herë, siguroj qytetarët e Korçës dhe të mbarë Shqipërisë se ne do t’i shndërrojmë premtimet tona në realitet. Radhën e kaluar premtuam se do t’i japim kryetarit të bashkisë fondin për ndërtimin e një pallati për komunitetin rom dhe ky premtim do të shndërrohet sa më shpejt në realitet, sepse nuk duam të zhgënjejmë askënd me premtimet tona.

Pyetje: Sanksionet që ju përmendet për kompanitë, do të jenë për ato kompani që kontraktohen më pas, apo edhe për kompani që, në fakt, i kanë shkelur disa herë afatet për ndërtimet dhe nuk i kanë përfunduar punimet?

Kryeministri Berisha: Ministri i Punëve Publike u ka bërë të qartë kompanive ndërtuese se grafiku i punimeve është kusht absolut. Disa prej tyre kanë marrë paralajmërimin për karton të kuq. Ne nuk mund të pranojmë që të lëndohen qytetarët shqiptarë, vetëm e vetëm se një kompani apo një tjetër zvarrit në pafundësi përmbushjen e detyrimit kontraktual që ka. Kështu që kjo është e vlefshme për të gjithë.

Pyetje: Zoti Kryeministër, në dy takimet e fundit në Korçë keni treguar se jeni shumë i kujdesshëm me kryetarin e bashkisë së këtij qyteti, edhe pse i përket një force tjetër politike. Kjo do të thotë se do të jeni po kaq i kujdesshëm edhe për sa i përket investimeve për bashkinë e Korçës?

Kryeministri Berisha: Dua të siguroj qytetarët e Korçës e mbarë qytetarët shqiptarë se nuk bëj dhe nuk do të bëj asnjë dallim në qëndrimin tim ndaj qeveritarëve vendorë, pavarësisht nga ngjyra partiake e tyre. Do të ishte jashtë çdo lloj koncepti që përkatësia partiake të më bënte të ndëshkoja qytetarët e të mbaja një qëndrim jo luajal ndaj atyre që ata kanë votuar në shumicë dhe i kanë dhen votëbesimin.

Së dyti, në bashkëpunimin dhe partneritetin me qeverinë vendore jam shumë i kënaqur dhe e konsideroj një nga risitë më pozitive për vendin. Në këtë partneritetit të qeverisë qendrore me qeverinë vendore, ne reciprokisht arrijmë të përmirësojnë qeverisjen e vendit në tërësi. Qeveria qendrore, pa partneritetin me qeverinë vendore, nuk përmbush dot objektivat e saj. E njëjta vlen edhe për qeverinë vendore.

Së treti, personalisht jam ithtar i flaktë e i vendosur i decentralizimit. Unë kam besimin më të madh se ky parim është jetik për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri. Në këtë kontekst çdo premtim që kemi bërë për decentralizimin po e shndërrojmë në realitet. Kemi decentralizuar së fundi taksat, ujësjellësit, Inspektoratin e Ndërtimi, ndërkohë një grup i shoqatës së bashkive po punon me ekspertë të ministrisë së financave dhe këshilltarë të mi për të shqyrtuar decentralizimin e mëtejshëm fiskale. Ne kemi mbi dyfishuar grantin për qeverinë vendore, kemi transferuar grantet, investimet e arsimit dhe të shëndetësisë dhe do t’i kalojmë të gjitha tek qeveria vendore, është përshpejtuar si asnjëherë tjetër procesi i transferimit të pronave publike pushtetit vendor, ka porosi të prerë që, brenda muajit maj, pyjet e kullotat, përveç parqeve kombëtare, të jenë të gjitha të transferuara në pronësi të bashkive e komunave të vendit. Nëse fjasim për mirëqeverisje dhe miradministrim, ky proces është i domosdoshëm dhe unë i përmbahem atij. Pikërisht këtu qëndron fryma ime dhe qeverisë që unë drejtoj, në bashkëpunimin me qeveritë e zgjedhura me votën e lirë, në komunat e bashkitë e vendit, pavarësisht nga përkatësia e tyre partiake. Ne nuk bëjmë dhe nuk do të bëjmë diferencime.

Pyetje: A mund të bëni një koment për sa i përket regjimit të vizave me Maqedoninë, edhe në rrethanat kur komuniteti i biznesit është shumë i dëmtuar nga ky regjim vizash me vendin fqinj?

Kryeministri Berisha: Diplomatët e të dy palëve po e trajtojnë problemin për t’i gjetur një zgjidhje.

Pyetje: Duke u ndalur tek problemet e ndërtimit, një pjesë e investimeve për Korçën u përmendën dhe ishte edhe Dardha. Ndërkohë që një pikë tjetër turistike është edhe Voskopoja, por që sot nuk ka një plan të mirëfilltë rregullimi. A është parashikuar se kur do ta ketë një plan të tillë Voskopoja, pasi aktualisht ka dhe shumë ndërtime në këtë fshat turistik?

Kryeministri Berisha: Qeveria ka parashikuar në buxhet ndërtimin e rrugës e Voskopojës dhe këtë vit, ne rikostruktojmë dhe sjellim në standarde këtë rrugë. Ndërsa plani rregullues i Voskopojës është detyrim i qeverisë vendore të Voskopojës, së cilës ne jemi të gatshëm t’i japim ndihmën që do të kërkojë. Natyrisht, jam dakord që Voskopoja kërkon kujdes të veçantë për vlerat e mëdha historike që ka, sikundër duhet të zgjidhen edhe disa çështje si ai i manastirit, ku ka disa probleme me pronësinë e kishës, në mënyrë që edhe kisha të ketë pronat e saj, siç i ka pasur. Ka një kontratë problematike dhe unë do të kërkoj që të shqyrtohet kjo çështje, pse nuk mund të mbahen institucionet e kultit si në periudhën ateiste.

Ju falënderoj për pyetjet dhe praninë tuaj këtu.”
 
< Prev   Next >