Mbyll

Miresevini ne KorcaJone.net

Kjo faqe eshte ndertuar per ti dhene nje identitet te ri qytetit te Korces, per ta sjelle qytetin dhe vlerat e tij, traditen, historine me prane jush . Per te percjelle te rejat qe shoqerojne jeten politike, ekonomike dhe sociale ne kohe reale. Per ta afruar Korcen me te rinjte dhe te rinjte me Korcen.  Ne kete faqe do te gjeni informacione nga fusha te ndryshme,Galeri fotografike,forum, ku keni mundesi  jo vetem te jepni mendimin tuaj mbi evenimente te rendesishme dhe problemet e qytetit, por edhe te jeni ne kontakt me qytetare korcare neper bote. KorcaJone. Net u jep nje hapersire te vecante te rinjve, shkollave e gjimnazeve te qytetit.
KorcaJone.net

Sondazh

Si e shikoni te ardhmen e Skenderbeut?
 

Statistika

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot47
mod_vvisit_counterDje174
mod_vvisit_counterKete Jave720
mod_vvisit_counterKete Muaj4285
mod_vvisit_counterTotali62757

Enter Amount:

Po na vizitoni nga: United States
Your IP: 38.103.63.16

Ish polici, tutor i dy te miturave PDF Print E-mail
(9 votes)
Nga Fatjon Hoxhalli   
Tuesday, 12 February 2008
 Ish polici i komisariatit te korces Haxhi Qelemini eshte vene dje ne pranga nga koleget e tij pasi u kap ne rrugen “Besa” ne shoqerine e dy vajzave 13 dhe 17 vjece, me te cilat kishte kryer edhe marredhenie seksuale. I larguar dy vite me pare nga radhet e policise, 47 vjecari ka gjetur si rrugezgjidhje rekrutimin e dy te miturave me
qellim shfrytezimin per prostitucion kundrejt pageses. Lajmin e bene te ditur burime zyrtare te policise se Tiranes qe kryen edhe aksionin oret e para te mengjesit te djeshem. Agjentet antitrafik zbuluan pas marrjes ne pyetje te vajzave menyren se si ishin rekrutuar dhe perse ishin zhvendosur nga Korca per ne kryeqytet. Mbi Qeleminin rendojne tre akuza te renda, “kryerje e marredhenieve seksuale me te mitura”, “shfrytezim prostitucioni” dhe “trafikim”. Haxhi Qelemini ishte perjashtuar kohe me pare nga policia e Korces, pasi dyshohej se merrej me aktivitete ilegale, akuza qe jane perforcuar me teper duke u gdhire dita e djeshme. Fillimisht mesohet se eshte kryer nje denoncim ne komisariatin e Korces nga te afermit e nje prej vajzave. Ndersa kane ndjekur pisten e trafikimit dhe lidhjeve te te mitures, agjentet arriten tek emri i ish kolegut te tyre. Pikerisht ne shtepine e tij, te marre me qira, eshte gjetur e mitura A. J., 13 vjece, e cila ishte rekrutuar per t’u trafikuar jashte Shqiperise, per qellime prostitucioni. Aktiviteti dyshohet se kishte nisur te pakten nje vit me pare dhe rekrutimi i fundit eshte kryer muajin e kaluar.

                                  Pergatiti Egli Malesija
 
< Prev   Next >