Mbyll

Miresevini ne KorcaJone.net

Kjo faqe eshte ndertuar per ti dhene nje identitet te ri qytetit te Korces, per ta sjelle qytetin dhe vlerat e tij, traditen, historine me prane jush . Per te percjelle te rejat qe shoqerojne jeten politike, ekonomike dhe sociale ne kohe reale. Per ta afruar Korcen me te rinjte dhe te rinjte me Korcen.  Ne kete faqe do te gjeni informacione nga fusha te ndryshme,Galeri fotografike,forum, ku keni mundesi  jo vetem te jepni mendimin tuaj mbi evenimente te rendesishme dhe problemet e qytetit, por edhe te jeni ne kontakt me qytetare korcare neper bote. KorcaJone. Net u jep nje hapersire te vecante te rinjve, shkollave e gjimnazeve te qytetit.
KorcaJone.net

Sondazh

Si e shikoni te ardhmen e Skenderbeut?
 

Statistika

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot46
mod_vvisit_counterDje174
mod_vvisit_counterKete Jave719
mod_vvisit_counterKete Muaj4284
mod_vvisit_counterTotali62756

Enter Amount:

Po na vizitoni nga: United States
Your IP: 38.103.63.16

"Borxhlinjte" e Korces PDF Print E-mail
(1 vote)
Nga Fatjon Hoxhalli   
Friday, 29 February 2008
Jani Lluka, 50 vjeç dhe Ilia Nikolla, 55 vjeç  pronarë konfeksionesh, prej 6 muajsh janë zhdukur pa lënë gjurmë, pasi kishin vjelur shuma të mëdha parash gjatë viteve të fundit, duke premtuar një interes prej 12 për qind. Ata kanë deklaruar se do të hapnin një fabrikë të madhe konfeksionesh. Për këtë u kanë kërkuar miqve dhe të njohurve të tyre para borxh duke iu premtuar përfitim prej 12 për qind në vit. Për të qenë më të besueshëm, së bashku me huadhënësin janë paraqitur te noteri dhe gjithçka e kanë bërë me firmën dhe vulën e këtij të fundit. Por vetëm në këstin e parë të dorëzimit të përqindjes kanë qenë të rregullt.
Më vonë biznesmenët kanë falimentuar në biznesin e tyre "Interkonfeksion Kompani", duke u zhdukur nga Korça bashkë me familjet e tyre. Sinjalin për këtë firmë piramidale e kanë dhënë gjykata dhe Prokuroria ku kanë filluar të dynden huadhënësit e shumtë të tyre. Plot 20 padi civile gjyqësore të çelura në Gjykatën e Shkallës së Parë në Korçë janë dëshmitarë të asaj që ka ndodhur me dy huamarrësit, por ndonëse në disa raste është marrë vendimi që të kthehen paratë, autorët nuk dihet se ku janë. Lista e borxhlinjve të tyre shkon në mbi 100 persona, ndërsa shuma për të cilën ata u detyrohen huamarrësve i kalon të 2 miliardë lekë të vjetra. Mes borxhlinjve rezultojnë të jenë dhe disa banka të mëdha, me vlera prej dhjetëra milionë lekësh, dega e tatim-taksave ku nuk është derdhur një sasi e madhe detyrimesh fiskale të pashlyera gjatë funksionimit të firmës "Interkonfeksion Kompani", të cilën tashmë e kanë deklaruar të falimentuar. Lista vazhdon me Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, ku nuk janë derdhur sigurimet e rreth 60 punëtorëve të ish-firmës së konfeksioneve. "Interkonfeksion Kompani", në pronësi të dy huamarrësve Lluka dhe Nikolla ishte nga firmat e para të konfeksioneve në Korçë dhe mbarëvajtja e saj ekonomike ishte më se fitimprurëse. Duke qenë bashkëpronarë edhe me një firmë gjermane për vite me radhë ecën shumë mirë. Në Korçë flitet që dy bashkëpronarët shqiptarë filluan të luanin kumar të rëndë, ç'ka e detyroi biznesmenin gjerman të tërheqë kapitalin e tij dhe të largohet. Kjo qe fatale për dy biznesmenët shqiptarë, të cilët deklaruan falimentim dhe ndërprenë veprimtarinë e tyre ekonomike. Punëtorët që ishin rreth 60 vetë dhe që paguheshin me një pagë shumë të ulët verifikuan se edhe sigurimet e tyre shoqërore nuk ishin derdhur për tre vite rresht e ngritën padi gjyqësore. Por deri tani nuk kanë fituar asgjë mbasi dy ish-pronarët nuk gjenden se ku janë.

Sekuestrimet
Në bazë të vendimeve të marra deri tani, në favor të borxh-dhënësve, Përmbarimi ka futur në sekuestro pasuritë e paluajtshme të dy huamarrësve: Shtëpi banimi, një repart në ish-NPV e Korçës dhe godina e ish-firmës që tani ka mbetur bosh.

Dëshmia
Banori i Korçës Vasillaq Çerveni, është një nga individët që ka "depozituar" në këtë firmë piramidale 100 mijë dollarë. Në kërkim të kthimit të kësaj shume ai bëri kallëzim në Prokurorinë e Korçës duke paditur Llukën dhe Nikollën për marrjen e lekëve me mashtrim. Mësohet se filloi çështja penale dhe shumë shpejt u pushua, mbasi nuk përbënte krim penal sepse paratë ishin marrë me pëlqimin e të dyja palëve dhe me deklaratë noteriale.

Denoncimet
Denoncimet e tjera qe kane pasuar ne gjykate, vijne nga mjaft qytetare te mashtruar.
KorcaJone.net ka siguruar listen e huadhenesve te mashtruar.
1.    Vasillaq Cerveni
2.    Isuf Salice
3.    Arqile Ruco
4.    Arian Terolli
5.    Vladimir Andoni
6.    Pandush Andoni
7.    Iliaz Floqi
8.    Sotiraq Cipi
9.    Thimaq Cerveni
10.    Vangjush Dishnica
11.    Gjergji Caca
12.    Refat Bardhi
13.    Dylber Hoxha
14.    Perparim Hyseni
15.    Sotiraq Xhambazi    
16.    Romeo Zallemi
17.    Pirro Bimbli
 
< Prev   Next >