Mbyll

Miresevini ne KorcaJone.net

Kjo faqe eshte ndertuar per ti dhene nje identitet te ri qytetit te Korces, per ta sjelle qytetin dhe vlerat e tij, traditen, historine me prane jush . Per te percjelle te rejat qe shoqerojne jeten politike, ekonomike dhe sociale ne kohe reale. Per ta afruar Korcen me te rinjte dhe te rinjte me Korcen.  Ne kete faqe do te gjeni informacione nga fusha te ndryshme,Galeri fotografike,forum, ku keni mundesi  jo vetem te jepni mendimin tuaj mbi evenimente te rendesishme dhe problemet e qytetit, por edhe te jeni ne kontakt me qytetare korcare neper bote. KorcaJone. Net u jep nje hapersire te vecante te rinjve, shkollave e gjimnazeve te qytetit.
KorcaJone.net

Sondazh

Si e shikoni te ardhmen e Skenderbeut?
 

Statistika

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot160
mod_vvisit_counterDje161
mod_vvisit_counterKete Jave321
mod_vvisit_counterKete Muaj2745
mod_vvisit_counterTotali50728

Enter Amount:

Po na vizitoni nga: United States
Your IP: 38.103.63.17
121 Vjet Mesonjetore PDF Print E-mail
(15 votes)
Nga Fatjon Hoxhalli   
Sunday, 09 March 2008
 Federata e Koleksionistëve Shqiptarë, Senati Rinor Korçë, Bashkia Korçë dhe Arkivi Qendror i Shtetit, më 7 Mars 2008, në Muzeun Kombtar të Arsimit në Korçë, hapin Ekspozitën: “121 Vjet Mësonjtore
Shqipe” Hapja 121 vjet më parë, në qytetin e Korçës,
e Mësonjëtores së Parë  Shqipe, përbën kurorëzimin e përpjekjeve dhjetravjeçare të rilindësve tanë, fillimin e  realizimit të njërës prej aspiratave të Kombit Shqiptar për arsimim në Gjuhën Shqipe. Në historinë e Shkollës Shqipe dhe të Arsimit tonë Kombëtar, evidentohet një etapë e re, një hop cilësor, një shembull për dhjetra shkolla shqipe që u hapën pas saj në Prizren, Shkodër, Elbasan, Filat, Janinë, Shkup, etj. Hapja e Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë ishte kurorëzimi i përpjekjeve të përbashkëta të patriotëve shqiptarë, shoqërive e klubeve patriotike brenda e jashtë vendit.
Mësonjtorja e Parë e  Korçës ka mbetur si një simbol i Arsimit Shqiptar për arsye se: Kishte një fizionomi të plotë kombëtare. Mbështeste aspiratat dhe idealet për liri e pamvarësi. Ishte një shkollë laike. Mësimi në lëndët kryesore zhvillohej në gjuhën shqipe. Mësuesit që kontribuan në hapjen dhe vijueshmërinë e saj Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi etj., ishin ndër patriotët më aktivë e më të flaktë në përpjekjet e tyre për kulturën dhe arësimin në gjuhën shqipe. Rilindasit tanë më të shquar Naim Frashëri, Sami Frashëri, Parashqevi Qiriazi etj., botuan me dhjetra libra mësimorë për këtë mësonjëtore, mund të përmendim “Abetare e Gjuhës shqip”, “Shkronjëtore e Gjuhës Shqip”, “E këndimit çunave Këndonjëtoreja” etj. Ishte shëmbull i tolerancës fetare të popullit tonë,mësimet ndiqeshin nga nxënës të besimeve të ndryshme fetare, myslimanë e ortodoksë, të pasur e të varfër. Nxënësve të varfër u faleshin librat dhe
fletoret.
Në këtë ekspozitë marrin pjesë koleksionistët e njohur:
Niko Kotherja, drejtues i Senatit Rinor të qytetit të Korçës, student në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja “Faik Konica” në Korçë, i apasionuar pas historisë së qytetit të tij. Ai do të marrë pjesë me dokumenta që lidhen direkt me historikun e Mësonjëtores së Parë Shqipe, tekste mësimore, dorëshkrime, shënime të mbajtura nga nxënësit gjatë orëve të mësimit, pllaka grafiti, foto të kohës etj.
Vangjo Ilo, koleksionist me banim në Tiranë, do të paraqitet me libra të mësonjtoreve shqipe, dokumenta e fotografi të rralla.
Emona Metalia, punonjëse e Arkivit Qendror të Shtetit, do të paraqesë libra dhe foto të mësonjëtoreve shqipe, dëftesa e dokumente lidhur me to.
Ilir Dojka, do të marrë pjesë me foto të shkollave shqipe nga Shpallja e Pavarësisë deri në vitin 1939, me libra e materiale didaktike shkollore të kësaj periudhe, foto të aktiviteteve sportive e kulturore.
  Gledi Sala, student i vitit të dytë në Fakultetin Ekonomik do të paraqitet me një koleksion të dëftesave shkollore, foto, tekste e programe të shkollave fillore e të mesme gjatë periudhës së Mbretërisë Shqiptare.
Në realizimin e kësaj  ekspozitës kontriboi Bashkia e Korçës dhe Arkivi Qendror i Shtetit.
Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve, edhe vitin e kaluar, ka një ekspozitë për arsimin shqip në qytetin e Korçës. Në kronologjinë e veprimtarive të saj shënohen edhe Ekspozita me rastin e 94 vjetorit të Pavarësisë në Vlorë, në Panarin Ndërkombtar të Librit në tetor 2006 në Tiranë, në ditën e promovimit të monografisë “Flamuri i Kombit Shqiptar” të studiuesit Jaho Brahaj në Prishtinë në nëntor të vitit 2007, në 540 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut në Strugë, etj.
 
< Prev   Next >