![]() |
Miresevini ne KorcaJone.net
![]() |
Miresevini ne KorcaJone.net
| Traineri Sejdini ne drejtimin e Skenderbeut |
|
|
|
| Nga Fatjon Hoxhalli | |
| Monday, 24 September 2007 | |
|
Traineri Sejdini ne drejtimin e Skenderbeut “Xhaxhi” pritet me duartrokitje Ne momentin kur Sejdini eshte paraqitur ne mjediset e stadiumit, me shume se nje mije tifoze te pranishem jane ngritur ne kembe dhe e kane duartrokitur gjate, si per t’i uruar mireseardhjen ne skuadren e tyre. “Eshte kenaqesi te punosh ne nje mjedis te tille, ? ka thene ne takimin qe ka pasur me gazetaret, trajneri i sapoulur ne pankinen korcare, ? ashtu sic eshte kenaqesi te punosh me nje kryesi si kjo e Skenderbeut. Ndaj nuk e kam zgjatur te jem ne krye te kesaj skuadre, pas bisedes me kryebashkiakun e ketij qyteti”. “Njohje e vjeter” Faruk Sejdini rikthehet pas gati 30 viteve ne skuadren korcare. “Ne vitin 1969 kam qene futbollist i Skenderbeut, me nje ekip qe ka qene nga me te miret ne vendin tone”, thote Sejdini. Kesaj radhe vjen si trajner, ne nje skuader qe e ka filluar si nuk ka me keq kampionatin, pas humbjes ne “shtepi” me Teuten dhe me Flamurtarin ne transferte. “Edhe ekipe te tjera e kane nisur keshtu” vjen reagimi i Sejdinit, pa thene se ka pasur dhe me keq se Skenderbeu. Me Skenderbeun, deri ne fund “Kam ardhur te punoj deri ne fund te sezonit” eshte shprehur Sejdini. “Edhe nese skuadra nuk arrine te dale nga kjo situate?”, eshte pyetur “Xhaxhi” nga ne. “Sigurisht, nuk e kam ndermend te leviz, ? eshte pergjigjur Sejdini, ? edhe sepse beje pjese ne ate kategori trajneresh, qe nuk jam mesuar t` terhiqem lehte mga veshtersite. Nisur dhe nga kjo, nuk e shkoj nepermend te largohem nga kjo skuader pa perfunduar sezoni. Sejdini: Me kane telefonuar Trajneri ka pohuar se, te premten ne mesdite, ka pasur nje telefonate nga nje person, qe pasi i eshte paraqitur si anetar i kryesise se klubit, i ka bere te ditur se Skenderbeu do te kete nje tjeter trajner. “Te jem i sinqerte me ju, me duhet te them se nuk kam qene fort i kujdesshem me kete telefonate ne momentin e pare, sespse isha mes miqeve. Per fatin e mire, gjithcka eshte sqaruar vetem nje dite me vone dhe ja ku jam” ka sqaruar “Xhaxhi”. Gjithsesi, ne Korce kane filluar te vijne dhe dyshimet e para lidhur me telefonaten anonime. |
| < Prev | Next > |
|---|