Mbyll

Miresevini ne KorcaJone.net

Kjo faqe eshte ndertuar per ti dhene nje identitet te ri qytetit te Korces, per ta sjelle qytetin dhe vlerat e tij, traditen, historine me prane jush . Per te percjelle te rejat qe shoqerojne jeten politike, ekonomike dhe sociale ne kohe reale. Per ta afruar Korcen me te rinjte dhe te rinjte me Korcen.  Ne kete faqe do te gjeni informacione nga fusha te ndryshme,Galeri fotografike,forum, ku keni mundesi  jo vetem te jepni mendimin tuaj mbi evenimente te rendesishme dhe problemet e qytetit, por edhe te jeni ne kontakt me qytetare korcare neper bote. KorcaJone. Net u jep nje hapersire te vecante te rinjve, shkollave e gjimnazeve te qytetit.
KorcaJone.net

Sondazh

Si e shikoni te ardhmen e Skenderbeut?
 

Statistika

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot140
mod_vvisit_counterDje196
mod_vvisit_counterKete Jave709
mod_vvisit_counterKete Muaj4783
mod_vvisit_counterTotali68800

Enter Amount:

Po na vizitoni nga: United States
Your IP: 38.103.63.61

Sejdini: Tani eshte radha e Beses PDF Print E-mail
(1 vote)
Nga Fatjon Hoxhalli   
Tuesday, 18 September 2007
 

18 Shtator   “Nuk kemi kohe te merremi me fitoren ndaj Tiranes”, u ka thene Sejdini futbollisteve te tij ne stervitjen e djeshme, duke nenvizuar faktin se i pret ndeshja me Besen, nje nga tre kryesueset e renditjes. Megjithate, me teper se per ndeshjen Sejdini ka qene i shqetesuar per dy gjera te tjera: se pari, ai trembet nga “fryrja” e lojtareve pas fitores me kampionet, cka e quan “vetevrasje”, dhe, se dyti, te premten ai e parashikon stadiumin me te mbushur me sportdashes, qe do te rriste dukshem pergjegjesine e futbollisteve. “Nisur dhe nga kjo, ? shprehet trajneri, ? u kam kerkuar te gjithe lojtareve te mos e jetojne dhe aq kete ndeshje, por ta vleresojne si te gjitha te tjerat e kampionati”. Gjithsesi, edhe per kete ndeshje Sejdini nuk shikon rezultat tjeter pervec fitores, edhe sepse Skenderbeu, sipas tij, “nuk ka kohe per te humbur me”.

Fitorja, e shperblyer

Per fitoren me Tiranen, te gjithe lojtaret qe bene Skenderbeun fitues kane futur ne xhepat e tyre nga 20 mije leke secili. Nje gje e tille behet me dije nga zv/presidenti i klubit Zoi Mindili, sipas te cilit, per ndeshje te ketij niveli do te jepen premio edhe me te medha ne te ardhmen.

Mungojne Pinja e Simione

Portugezi Pinja dhe botsvanasi Simione nuk jane pare ne stervitjen e se henes me skuadren. “Perpara stervitjes kam pasur nje takim me te dy lojtaret, ? ka bere me dije Sejdini, ? te cilet me kane kerkuar leje per diten e hene”. Tjeter gje ka thene drejtori Konomi, kur eshte shprehur se “degjova qe nuk kane qene ne stervitje per arsye financiare”. “Nuk kane munguar per arsye financiare”, thote edhe nje here tjeter trajneri Sejdini, ndersa shkaku i vertete mbetet per t’u mesuar.

“Gudjabi ka perjashtuar veten”

Senegalezi Gudjabi perseri nuk ka qene ne stervitje, duke shkelur do norme te nje lojtari qe ka kontrate me nje skuader. “Ne zyrat e klubit nuk ka pasur asnje telefonate nga lojtari” thote Konomi, duke lene per te kuptuar se nuk eshte ne gjendje te thote se kur lojtari, qe ka marre dhe kestin e pare, do te jete ne dispozicion te Sejdinit. “Per mua, lojtari ka perjashtuar veten nga skuadra”, ka ardhur reagimi i trajnerit. “Nuk kam kohe te tepert per t’u marre me nje lojtr si Gudjabi, sepse pune te tjera na presin”, ka thene Sejdini pas stervitjes se djeshme.

 
< Prev   Next >