![]() |
Miresevini ne KorcaJone.net
![]() |
Miresevini ne KorcaJone.net
| Title | Author |
| Pretendenti kryesor per pankinen e Skenderbeut Kristaq Mile |
|
|
|
| Nga Fatjon Hoxhalli | |
| Saturday, 12 July 2008 | |
|
. E synimi është ai i rikthimit të kësaj skuadre në Superligë brenda një sezoni të vetëm, por ngërçi për Milen është vonesa e madhe e ndërtimit të grupit, kur tek Skënderbeu ka praktikisht shumë, madje shumë pak lojtarë. Gjithsesi Kristaq Mile që është favoriti kryesor edhe për kreun e bashkisë së Korçës i cili parapëlqen që të drejtojë pankinën ky teknik, dëshiron të jetë prezent në qytetin e serenatave për të parë gjithçka nga afër, ndërsa ka shumë gjasa që ai të jetë dhe trajneri i dëshiruar i korçarëve. Në fakt vetëm pak ditë më parë i ka thënë jo një kërkese të tillë të ngjashme Ilir Gjyla lushnjari që nuk u pajtua me kushtet financiare të kontratës së tij por dhe mos krijimin e ekipit, ndërsa përgjigje negative ka ardhur gjithashtu dhe nga shkodrani Hysen Dedja. Por marrveshja me Milen sipas kryetarit të bashkisë është më me këmbë në tokë dhe trajneri ka vërtet synime të qarta, ndaj dhe në Korçë janë të përgatitur për një marrveshje të mundshme me të. Peleshi shpreson që këtu te jepet dhe zgjidhja, por tanimë pritet që të udhëtojë në drejtim të juglindjes vetë Kristaq Mile i cili do të ketë dhe opsionet e tij për daljen nga kjo krizë e gjatë që ka mbërthyer prej më shumë se një vit ekipin Skënderbeu. Gjithsesi për momentin sytë janë kthyer nga Berati, ndërsa ardhja në Korçë e një trajneri tjetër maqedonas sipas të parit të bashkisë është përjashtuar pa bërë të ditura më shumë detaje. Për gati dy javë janë disa trajnerë që i kanë thënë jo duke mos pranuar të marrin në dorë fatet e një ekipi që ka rënë një kategori më poshtë dhe kërkon një ringjitje të shpejtë. Drejtuesit e klubit “Skënderbeu”, por dhe ata të bashkisë nga ana tjetër, janë shprehur qartë se zgjidhja për emrin e trajnerit do të vijë jo më nga Korça, ku duket se trajnerët nga ky qytet e kanë zhytur në situata të tilla të parikuperueshme këtë skuadër, teksa tanimë sytë janë kthyer drejt Beratit dhe një emri të njohur të pankinave në këtë qytet Kristaq Mile. Mësohet se Mile është shprehur mjaft i gatshëm dhe është në prag të nënshkrimit të kontratës, por ai do të vendose të udhëtojë shumë shpejt në drejtim të qytetit juglindor për të diskutuar me të parin e bashkisë por dhe drejtues të klubit të futbollit në këtë qytet, atë se çfarë ai synon, por dhe kërkesat që lidhen me një skuadër tërësisht të konsoliduar që do të thotë paraparakisht një merakto me njerëzit e duhur. Në bashki janë të vendosur për të sjelle një specialist të mirëfilltë, ndaj dhe kryebashkiaku Peleshië thotë se nuk do të mungojë dhe investimi jo vetëm për trajnerin, por dhe për lojtarët, ndërsa do të ketë një fushatë të shpejtë sensibilizmi për të grumbulluar të hollat që duhen për skuadrën dhe lojtarët e saj si garanci për ta çuar atë drejt standarteve të reja dhe për të konkuruar denjësisht në Kategorinë e Parë. |
| Next > |
|---|