Mbyll

Miresevini ne KorcaJone.net

Kjo faqe eshte ndertuar per ti dhene nje identitet te ri qytetit te Korces, per ta sjelle qytetin dhe vlerat e tij, traditen, historine me prane jush . Per te percjelle te rejat qe shoqerojne jeten politike, ekonomike dhe sociale ne kohe reale. Per ta afruar Korcen me te rinjte dhe te rinjte me Korcen.  Ne kete faqe do te gjeni informacione nga fusha te ndryshme,Galeri fotografike,forum, ku keni mundesi  jo vetem te jepni mendimin tuaj mbi evenimente te rendesishme dhe problemet e qytetit, por edhe te jeni ne kontakt me qytetare korcare neper bote. KorcaJone. Net u jep nje hapersire te vecante te rinjve, shkollave e gjimnazeve te qytetit.
KorcaJone.net
Ngjela shenon te 10-tin,perseri humbje. PDF Print E-mail
(1 vote)
Nga Fatjon Hoxhalli   
Monday, 10 December 2007

Eshte per tu cuditur por eshte e vertete. Skenderbeu ne fundin e renditjes ka golshenuesin me te mire te kampionatit me 10 gola.Ne ndeshjen e te shtunes ne Selman Stermasi Marius Ngjela ka shenuar golin e dhjete personal por qe nuk ka patur vlere per ekipin i cili eshte mundur 3-2 nga Tirana.Tjeter humbje per korcaret qe serish ngrohin vendin e fundit.Kjo ndeshje ka qene nje takim i ralle persa i perket lojes se paster se zhvilluar nga te dyja skuadrat. Asnje karton i verdhe i nxjere deri ne minuten e 83 kur portieri i tiranes beri nje nderyherje te

 gabuar ne zone e cila i shkaktoi kartonin e verdhe te vetem te ndeshjes dhe penallti per skuadren korcare te kthyer ne gol nga Ngjela.Loja ka filluar me 2 gola te shpejte te Tiranes kur ne min e 7' dhe 11' shenojne Arapi dhe Fortuzi.Ne minuten e 43' kur pjeses se pare po i vinte fundi eshte Cajku qe shkurton diferencen dhe mbyll pjesen e pare ne 2-1.Sapo fillon pjesa e dyte ne minuten e 47 jane kampionet ne fuqi qe shenojne me Xhafen.Loja vazhdon e qete por me raste nga te dyja ekipet.Ne minuten e 84 Hyso i drejtohet portes se Tiranes dhe pengohet ne zone nga Nallbani,gjyqtari akordon 11 metersh i cili kthehet ne gol nga Ngjela.

SKËNDERBEU: Llapjani, Pashaj, Çipi, Drabaj(74’Thano), Mërtiri, Dimraj, Larti,Imeraj, Çajku, Xaka(43’Hyso), Ngjela

Trajner: Renato Rrapo

 

                                Pergatiti Egli Malesia
 
< Prev   Next >