Mbyll

Miresevini ne KorcaJone.net

Kjo faqe eshte ndertuar per ti dhene nje identitet te ri qytetit te Korces, per ta sjelle qytetin dhe vlerat e tij, traditen, historine me prane jush . Per te percjelle te rejat qe shoqerojne jeten politike, ekonomike dhe sociale ne kohe reale. Per ta afruar Korcen me te rinjte dhe te rinjte me Korcen.  Ne kete faqe do te gjeni informacione nga fusha te ndryshme,Galeri fotografike,forum, ku keni mundesi  jo vetem te jepni mendimin tuaj mbi evenimente te rendesishme dhe problemet e qytetit, por edhe te jeni ne kontakt me qytetare korcare neper bote. KorcaJone. Net u jep nje hapersire te vecante te rinjve, shkollave e gjimnazeve te qytetit.
KorcaJone.net

Sondazh

Si e shikoni te ardhmen e Skenderbeut?
 

Statistika

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot46
mod_vvisit_counterDje174
mod_vvisit_counterKete Jave719
mod_vvisit_counterKete Muaj4284
mod_vvisit_counterTotali62756

Enter Amount:

Po na vizitoni nga: United States
Your IP: 38.103.63.16

Voskopoja sot! PDF Print E-mail
(8 votes)
Nga Fatjon Hoxhalli   
Saturday, 20 October 2007

Pasi ke përshkuar 18 kilometra nga Korca do të ngjitesh në lartësinë 2 mijë metra mbi nivelin e detit dhe përpara syve të shfaqet Voskopoja. Magjepsës jo vetëm nga bukuria natyrore, por edhe nga kishat e shumta të ngritura mbi 700 vjet më parë. Mund të jetë një nga të paktat vende në Shqipëri, që mund të shijosh bukuritë që i fal vetëm dimri. Në fshatin turistik, duket se në këto ditë të ftohta, vizitorët apo turistët numërohen me gishtat e njërës dorë.
Voskopoja, fshati turistik me natyre dhe histori te ralle ne këto ditë të ftohta të dimrit që sipas qendrës sinoptike të këtij fshati temperatura ka shenuar ulje , është e zhytur në terr të plotë, pa asnjë lloj grafiku nga ana e filialit të KESH-it të Korçës edhe pse banorët e paguajnë energjinë e harxhuar në masën njëqind për qind.

Ndërkohë që në këto ditë të ftohta, gjysma e fshatit nuk furnizohet me ujë të pijshëm, pasi ujësjellësi nuk plotëson gjithë nevojat e konsumatorëve. Një panoramë kjo aspak e këndshme për ata që kanë planifikuar të vizitojnë VoskopojënMegjithëse vetëm 18 kilometra e ndan nga qyteti i Korçës, rruga është gjithë gropa dhe gjithë kthesa të padukshme, ku drejtuesve të mjeteve u krijohen shumë vështirësi, sidomos për atë që udhëton për herë të parë. Banorët e konsiderojnë fat që në vitin 2000 ky aks rrugor u hyri nën juridiksionin e Drejtorisë së Mirëmbajtjes së Rrugëve Nacionale.
Ndërkohë që një panoramë krejt tjetër paraqitet me fshatrat e tjerë që rrethojnë qendrën e komunës. këto fshatra do te jene tërësisht të izoluar nga bora qe pritet te bjere dhe banorët e këtyre fshatrave si Lavdar, Gjenomadh, Lekas e ndonjë tjetër, duhet të çajnë dëborën në këmbë dhe të bëjnë mbi dy orë rrugë për të mbërritur në qendrën e komunës. Për 200 familjet e tij, dimri vjen krejt natyrshëm, madje ata ashtu siç edhe tregohen historitë, të thonë se në vitet e shkuara trashësia e borës e kalonte një metër e gjysmë dhe “nuk mund ta shihje qiellin nga dritaret e katit të parë”. “Asnjëherë, - thonë banorët - nuk ka lindur nevoja e emergjencave ushqimore për njerëzit, po kështu edhe për bagëtitë”. Tradita voskopojare me kuzhinën e saj të pasur, siguron produktet ushqimore për familjen që në vjeshtë. Por siç sigurojnë ushqimin për veten, blegtorët sigurojnë edhe bazën ushqimore për bagëtinë. Të vetmin merak që ata kanë është se u mungojnë pikërisht ato që ata nuk kanë në dorë, siç është furnizimi me rrymë dhe ujë të pijshëm apo rregullimi i infrastrukturës së brendshme në fshat. Nuk mjaftojnë iniciativat private, ato vetëm të ndihmojnë. Me iniciativën e shoqatës “Rilindja Voskopjare” u bë emërtimi i rrugëve të fshatit sipas historisë, ndriçimi i këtyre rrugëve dhe rehabilitimi i çezmave të vjetra të fshatit. Voskopoja është e njohur për klimën e saj të shëndetshme. Ajo është e pasur me florën dhe faunën, ndërkohë që është e pasur me pyje të bredhit, pishës dhe ahut. Kjo natyrë, përveç peizazhit, ka edhe vlera kurative. Tradicionalisht në këtë fshat kanë ardhur për t’u kuruar mes ajrit plot ozon dhe ujërave kurative të sëmurë me sëmundje pulmonare dhe një varg sëmundjesh të tjera si të mushkërive dhe veshkave. Një vizitor do të befasohet nga arti bizantin që ofrojnë 6 kishat e Voskopojës. Ikonat dhe afresket janë punuar nga mjeshtrit e mëdhenj shqiptarë të artit bizantin. Në kishën e Shën Kollit, që daton në vitin 1721, vizitorët kanë shansin e rrallë të sodisin piktura të David Selenicës dhe vëllezërve Kostandin dhe Athanas. Vlera të pallogaritshme kulturore mbartin edhe kisha e Shën Mërisë, kisha e Shën Thanasit, (gjatë vitit 2005 u vodh dy herë dhe që deri tani nuk janë zbuluar ende vjedhësit), kisha e Shën Prodhomit. Nga 24 kisha që ka pasur Voskopoja në kohën e lulëzimit të saj, në mesjetë, tani janë ende në këmbë vetëm 6 prej tyre
Voskopoja ka 12 restorante dhe bare dhe te tjere ne ndertim.
Një kilogram mish qengji i pjekur kushton 1200 lekë
Një kilogram peshk troftë i gjallë bashkë me pjekjen 800 lekë
Një kilogram mjaltë vendi, shumë i ushqyeshëm dhe me aromë të kullotës shumë të pasur natyrore të Voskopojës kushton 800 lekë
Te hotel “Akademia”, fjetja për një natë kushton 3000 lekë
Në hotelet familjare, fjetja një natë kushton 1000 deri 2000 lekë
Në hotelet dhe motelet dhe banesat e voskopojarëve mund të akomodohen deri 200 veta çdo natë.
Një byrek i pjekur në saç (tradicional) kushton 1000 lekë.

Pergatiti Egli Malsia 

 
< Prev   Next >