Mbyll

Miresevini ne KorcaJone.net

Kjo faqe eshte ndertuar per ti dhene nje identitet te ri qytetit te Korces, per ta sjelle qytetin dhe vlerat e tij, traditen, historine me prane jush . Per te percjelle te rejat qe shoqerojne jeten politike, ekonomike dhe sociale ne kohe reale. Per ta afruar Korcen me te rinjte dhe te rinjte me Korcen.  Ne kete faqe do te gjeni informacione nga fusha te ndryshme,Galeri fotografike,forum, ku keni mundesi  jo vetem te jepni mendimin tuaj mbi evenimente te rendesishme dhe problemet e qytetit, por edhe te jeni ne kontakt me qytetare korcare neper bote. KorcaJone. Net u jep nje hapersire te vecante te rinjve, shkollave e gjimnazeve te qytetit.
KorcaJone.net
Vende Turistike ne Korce PDF Print E-mail
(12 votes)
Nga Fatjon Hoxhalli   
Wednesday, 07 July 2004

DISA VENDE PIKTOREKE TE QARKUT TE KORCES TE CILAT TERHEQIN TURISTE

VOSKOPOJA

-Është një fshat 20 km në perëndim të qytetit të Korçës me rrugë të asfaltuara. Ajo është vendosur në një pllajë 1160 m të lartë e rrethuar me male e pyje me pisha e bredha, me ajrin plot ozon dhe burime ujore të kristalta, si “Burimi i Floririt” etj. Vendbanim i hershëm që nga viti 1330.
Lulëzimin më të madh e ka patur në vitin 1764.
Popullsia e atëhershme ka qënë 30.000 banorë. Ka 24 kisha të zografisura, Akademi, biblotekë, shtypshkronjë (1720)
Shkatërrimin e parë e ka patur në vitin 1769.
Shkatërrimin e dytë në vitin 1789.
Shkatërrimin e tretë në vitin 1916.
Ruan vlera të mëdha të artit mesjetar.
Manastiri i “Shën Prodhomit” (1632-1634)
Bazalika e “Shën Marias” (1712), “Shën Kollit” (1722), “SHËN MËHILLIT” (1722), (pikturuar nga kryemjeshtri David Selenica, 1726, ndërsa hajati nga vëllëzërit korçarë Kostandin dhe Athanas Zografi, 1750Voskopoja ka infrastrukturë tregëtare dhe turizëm familjar. Në dimer funksionon Pista e Skive dhe zhvillohen gara rajonale dhe kombëtare. Vera është e freskët dhe dimri i ftohtë me rreshje dëbore gjatë pjesës më të madhe të kësaj stine.


MBORJA:

-Fshat 4 km larg Korçës (në lindje). Këtu ndodhet: “Kisha e Ristozit”, ndërtuar në vitin 1389

VITHKUQI:

Fshat që gjendet në jug perëndim të qytetit të Korçës 26 km larg saj, me rrugë të asfaltuar. Njihet si vendbanim që në Mesjetë. Në shek. XVII ka qënë një nga qëndrat më të zhvilluara në rajon. Ka pasur monumente kulturore si Afresket e Manastirit të Shën Pjetrit e Pavlit të piktorëve Zografë. Vithkuqi është vendlindja e Naum Panajot Bredhit (Veqilarxhi) (1767-1846) nismëtarit të Rilindjes Kombëtare, hartuesit të “Evetarit”(1844) Abetaren e parë shqipe (33 shkronja). Si qytet u rënua në mesin e shek. XVII.
Vithkuqi është i pasur me pyje: ah, pishë, bredh dhe me livadhe si Makërza, e cila ka një bukuri natyrore mbresë lënëse. Në këto pyje rriten shumë bimë medicinale si: Dëllinja, Trëndafili i egër, Çaji i malit, Lule Bliri, Zhumblica, Mëllaga, Lule Basani, Lule Shtogu etj. Pema e Arrës është e një lloji të veçantë dhe shumë e preferuar nga konsumatorët. Ka filluar të zhvillohet Turizmi familjar, sidomos muajt e verës, duke e konsideruar frekuentuesit, si një vend klimatik të shkëlqyeshëm, ashtu si edhe Voskopoja.

DARDHA:

Fshat në rrethin e Korçës në lartësi 1350 m, i vendosur në jug të malit të Moravës dhe në jug – lindje të Korçës. Dardha ndodhet 18 km larg qytetit të Korçës.
Fshat klimatik me bukuri natyrore. Banesat prej guri, karakteristikë për fshatrat malorë i japin një bukuri natyrale tërheqëse. Rreshjet e shumta të dëborës dhe Pistat natyrale të krijuara janë shumë të përshtatshme për zhvillimin e sporteve dimërore sidomos atë të skive. Ka pyje të shumta e të dendur të veshur me ah, dushk, lajthi, pishë e bredh etj.
Ka burime kurative (squfurore).
Banorët e fshatit për arsye ekonomike kanë emigruar që herët në SHBA ku u shquan si veprimtarë të shoqërive patriotike, si shoqëria “PËRPARIMI”etj.
Me emrin e këtij fshati njihet kostumi popullor i grave dhe vajzave të Devollit të sipërm, ku mbizotërojnë e kuqja dhe e zeza dhe janë pjesë e pasurisë sonë kombëtare. Po kështu dhe “Vallja dardharçe” që shquhet për elegancën e saj në të luajturën nga gratë e vajzat e këtij fshati.
Banorët e këtij fshati po restaurojnë shtëpitë e tyre me qëllime strehimi të turistëve, duke qënë një fillesë për zhvillimin e Turizmit familjar. Ka një “Motel” të pajisur mirë, që pret vizitorë në çdo kohë.

DRENOVA:

-Drenova është vendlindja e poetit të madh Aleksandër Stavre Drenova, (Asdreni). Autorit të vargjeve të HYMNIT KOMBËTAR SHQIPTAR. Fshati është 5 km larg nga qyteti i Korçës, (në rrugën që shkon për në Kolonjë), me rrugë të asfaltuar. Banorët e saj kultivojnë pemën e Manit të zi, nga e cila del rakia e manit që është një lloj rakie e veçantë.

BOBOSHTICA:

Është vendlindja e shkrimtarit të madh me origjinë shqiptare Viktor Eftimiut. Në Drenovë dhe Boboshticë mund të vizitoni dhe kisha të hershme kisha e “Shën Marisë” kisha e “Shën Gjonit” etj.

BOZDOVECI: (KORÇË)

Në vargmalin e Moravës ndodhet PARKU KOMBËTAR I DRENOVËS. Parku ka disa pika mjaft tërheqëse si, Bozdoveci – “Guri i Capit” – “Çardhaku”, etj. Parku është i veshur me ah, pishë të bardhë dhe pishë të zezë. Relievi krijon forma të ndryshme që i ngjajne “gamileve”, “kolonave”.
Në park ka shumë burime ujore si: “Burimi i Plakës”, “Shën Gjergjit”, “Izvori”. Në Bozdovec ndodhet kisha e “Shën Pjetrit” e “Shën Pavlit” e rindërtuar së fundi.
Korçarët në stinën e verës organizojnë “Pikniket” e tyre mbresëlënëse, për fund javë.

GJEOMONUMENTET NË RRETHIN E POGRADECIT

“GURI I KAMJES” -Madhështor shfaqet Guri i Kamjes i cili ngrihet menjëherë mbi territoret përreth duke marrë pamjen e një vapori që lundron mbi një “Det të blertë”.
Ka përmasa: i gjatë 100 m, i gjerë 80 m, i lartë 70 m dhe ndodhet 1461 m mbi nivelin e detit. Forma e tij vjen nga skalitja dhe modelimi i vazhdueshëm nga errozioni.
“KANONI I LLËNGËS”
Gjendet në afërsi të fshatit Llëngë. Është i gjatë 1 km, i ngushtë 15-20 m. Përbën një formë të rrallë e të bukur të relievit me shpate vertikale dhe lartësi 50-60 m.

“LIQENET E LUKOVËS”

Gjenden në Bishnicë të Komunës Velçan, rreth 80 km nga qyteti i Pogradecit. Liqeni i madh ndodhet në kuotën 1851 m mbi nivelin e detit me një sipërfaqe 0.05 km2, ndërsa liqeni i vogël ndodhet në kuotën 1706 m me sipërfaqe 0.035 km2. Të dy liqenet rrethohen me një kurorë pyjesh të perzierë ahu dhe bredhi.



“GADISHULLI I LINIT” Gjendet në liqenin e bukur të Pogradecit (Ohrit), rreth 22 km në veri të qytetit me një sipërfaqe 3 km2. Në të gjenden mozaikët e bukur të Linit të kohës së Perandorit Justin të Romës, si dhe rrënojat e kishës së “Shën Kollit” në verilindje dhe manastiri i “Shën Thanasit” në jugperëndim. (ndërtuar në vitin 200).

“URA E GOLIKUT” (vend arkeologjik)

Ndodhet 40 km nga qyteti i Pogradecit, në afërsi të rrugës automobilistike që shkon për në Proptisht. Është e gjatë 17 m, e gjerë 3 m, e lartë 10 m. Është vepër arti e rrugës së vjetër “EGNATIA”

“VARREZAT E SELCËS” (vend arkeologjik)

Gjenden në fshatin Selcë e poshtme të komunës së Proptishtit. Janë 5 varreza monumentale 2400 vjeçare të vendosura në një faqe mali të ndërtuara nga mjeshtri Ilir Meko, në fund të shekullit të IV para Krishtit, të cilat janë unikale në Europë për nga aplikimi i tyre në shkëmb.

“KALAJA E POGRADECIT” (vend arkeologjik)

Është vendosur në majën e kodrës, në pjesën perëndimore të qytetit të Pogradecit me lartësi 205 m mbi nivelin e liqenit. Ka filluar të banohej që në shek. V para Krishtit, ndërsa në shek. IV para Krishtit u pajis me mure mbrojtëse. Ka patur një vjetërsi banimi prej 1400 vjetësh, duke qënë një kala Iliro-shqiptare e hershme.

“SHPELLA DHE KISHA E SHËN MARENËS” (vend kulti)

Ndodhet në verilindje të fshatit Jolle. Në shpellë janë vendosur ikonat e “Shën Mërisë”. Është e gjatë 25 m, e gjerë rreth 2 m dhe e lartë 1.60 m. Kisha e Shën Marenës është ndërtuar në një reliev malor rreth 300 m nga shpella. Është një kishë ortodokse e ndërtuar në vitin 1744 (ka një infrastrukturë të papërshtatshme).

KOLONJË VËNDE PIKTORESKE:

-Pika turistike e GËRMENJIT. (Motel midis pishave e bredhave, 25 km larg nga qyteti i Ersekës)
BALLAVANOVA me pyjet e saj të mrekullueshëm dhe burimet natyrore ujore “qelibar”.
MAKËRZA me luadhet e pyjet për rreth.
SELENICA E PISHËS.
“QAFA E KAZANIT”. “QAFA E BADRËS”.
MALI I GRAMOZIT. (I përshtatshëm dhe për sportin e skive në dimer)
LIQENI I GRAMOZIT (Liqeni akullnajor në pjesën midis Starjes dhe Kreshovës 200 m mbi nivelin e detit. Sipërfaqja 2500 m2).
PËRROI I SOTIRËS me vaskat e rritjes së peshkut.
PYJET –LUADHET, REZERVUARI I “KABASHIT” etj

(c)Projekti PAC 2003-2004
 
< Prev   Next >