Korca e Tradites
Korca e tradites, ku ndizen shpirtrat nen nje marshim ,ku flasin rruget,kalldremet,catite ku melodia merr fluturim.
| Titulli | Autori |
Korca e tradites, ku ndizen shpirtrat nen nje marshim ,ku flasin rruget,kalldremet,catite ku melodia merr fluturim.
Ne cdo rrugice, ne cdo gur te saj ku fshehtas shkruajtem nje kujtim, aty ku magjia hedh grimca bore atje do mbetet shpirti im
Qyteti i Korces eshte qendra me e madhe dhe me e rendesishme te Shqiperise Juglindore Si qark, Korca, ze nje hapesire prej 2180 km katror dhe radhitet i dyti si madhesi ne Republiken e Shqiperise. K...
Ne Korcen magjike kur nata zgjohet dhe erresira nis e ndrin, ku pemet , rruget, shtepite perflaken nga zjarri i shpirtit qe thelle mbin.
Aty ku endrra s’ka mbaruar ende, ku fle dhe zgjohem ne madheshti, aty ku neteve ne kitara marrohem aty prane Korces do te vij.
KORCE-Bie bora e pare për këtë vjeshtë të vonë ne qarkun e Korcës. Në zonat malore ka nisur që gjatë natës duke mbuluar të gjitha faqet e...
Mbi 100 banorë që jetojnë në një konvikt në Korçë prej më shumë se 15 vitesh ndihen të kërcënuar nga ndërtesa qe rrezikon të...
40 piktorë të Kolonisë Ndërkombëtare të Piktorëve, fiksuan në telajot e tyre bukuritë natyrore të Korçës. Ky vit, shënoi edicionin e dytë...
Konflikti midis Mitropolisë Korçë dhe Bashkisë po mban të bllokuar për gati një vit punimet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare "Sevasti...
Për herë të parë është zgjedhur qyteti i Korçës për t’u mbajtur aktiviteti i rëndësishëm ndërkombëtar, “Festivali Global...
Futbollistëve korçarë u është ndaluar të flasin për mediat sportive, pa marrë leje në klub Ndoshta për të shmangur çdo acarim të mundshëm...
Korçarët marrin 3 pikët e para ndaj kamzalinjve, ndërsa në fund ka pasur acarime të panevojshme Skënderbeu - Dajti 2 -1 Skënderbeu: Ametlli, Kote, Alcani,...
Mbas ndeshjes shprehet trajner i Skenderbeut F.Sejdini:"Partizanin e kishim parashikuar ndeshje aspak te lehte,pasi kjo skuader kryeson kampionatin.Skuadra qe drejtoj nuk ka psikologjine e duhur...
Traineri Sejdini ne drejtimin e Skenderbeut “Xhaxhi” pritet me duartrokitje Ne momentin kur Sejdini eshte paraqitur ne mjediset e stadiumit, me shume se nje mije tifoze te pranishem...
18 Shtator “Nuk kemi kohe te merremi me fitoren ndaj Tiranes”, u ka thene Sejdini futbollisteve te tij ne stervitjen e djeshme, duke nenvizuar faktin se i pret ndeshja me...
| Serenata Korcare |
|
|
|
| Nga Fatjon Hoxhalli | |
| E Hene, 9 Gusht | |
|
Serenata mori krahë në vitet tridhjetë dhe pikërisht në Korçë. Përfytyroni ju lutemi Korçën e viteve tridhjetë. Me rrugë të pastra me kalldrëme me ato kangjellat plot dritë të pashterur me trëndafilat në pranverë, me studentet e liceut të ardhur nga gjithë Shqipëria, me festat e zhurmshme të Karnavaleve… Lëndina e Lotëve ishte atje, në fund… Natyrisht kishte edhe shumë shumë lotë por kjo lëndinë e kurbetllinjve korçarë që rrihnin tërë botën ishte edhe një port i madh i hapur për kulturat, për këngët, për qytetërimet, për fitoret dhe deziluzionet. Korça ishte e hapur për qytetërimet e huaja sepse asaj i dridhej qerpiku i bukur për qytetërimin e vet. Ajo kishte për vete një qytetërim të formuar me burimin ndoshta që tek Voskopoja e famshme dhe më tej nëpër shekujt. Mos harroni ju lutem për asnjë moment:
Jemi në Korçën e viteve tridhjetë. Në Korçë do të hapej kinema "Majestik" dhe tregëtarët korçarë nëpërmjet aksioneve do të ngrinin një ndërtesë të bukur sipas shembullit të largët të Skalës. Jo më kot në ato vite Prefekt ishte Hil Mosi, ai do ti kushtonte një rëndësi të veçantë kulturës. Banda "Vatra" e kishte burimin në Korçë e shumë e shumë evenimente të tilla. Korça ka qenë dhe mbetet zemra e urtësisë shqiptare. Korça është për Shqipërinë ashtu si Firence për Italinë, Parisi për Francën dhe Athina për Greqinë. Shumë qytete të tjera të Shqipërisë kanë avantazhe natyrore. Por përsëri Korça ka një epërsi të dukshme. Të gjithë shqiptarët kudo që janë, apo dhe të huaj kur përmendin emrin e Korçës ndjejnë një respekt të natyrshëm. Siç thotë një studiues, ka qytete që edhe emri ju tingëllon në mënyrë të magjishme. E tillë është Korça. Në Korçë në ato vite hapeshin shtypshkronja private dhe gazeta të paanshme siç quheshin me të drejtë. Në Korçë në ato kohëra e kishin për nder të zhvillonin fushatate tyre elektorale personalitete të tilla kombëtare si Fan Noli, Ali Këlcyra, Medi Frashëri. Ishte ndoshta i vetmi qytet që i kuptonte dhe i shpallte qytetarë nderi. Në ato kohë kishin filluar të spikasnin në qytet disa familje të mëdha të cilat i sollën qytetit begati, zhvillim kulturor dhe tregtar. Por si në çdo qytet të madh edhe këtu intelektualët e mëdhenj duke filluar që nga Themistokli Gërmenji nuk e mbështetën veprimtarinë vetëm tek këto familje. Ata si demokratë të mëdhenj që ishin u mbështetën tek shtresat e gjera të shoqërisë të atëhershme korçare. Dhe jo më kot në gazetën e tij "Koha" Mihal Grameno në okelio do të shpallte veten të paanshëm nga partitë dhe do të shkruante si diçiturë "Mbron interesat e popullit". Kur apostulli shqiptar Naim Frashëri do të shkruante "Lumja ti Korçë o lule" këtë nuk e jepte vetëm se aty u krijua shkolla e parë shqiptare. Jo, Naimi kishte gjithmonë një vizion më të gjerë se diçka konkrete. Korça për të ishte një pararojë e kombit, një evanpost i shoqërisë shqiptare, një ambasadore e përhershme dhe e jashtëzakonshme Shqipërisë nëpër botën e qytetëruar. E tillë ishte dhe e tillë mbeti në vitet tridhjetë Korça e bukur shqiptare. Gjithmonë mund ti bën pyetjen veten: Pse pikërisht Korça? Ku i ka rrënjët prosperiteti dhe jeta e lavdishme kulturore e këtij qyteti. Ne mendojmë, tek humanizmi korçar dhe dashuria e korçarëve për lirinë. Një poet amerikan është shprehur se madhësia e një qyteti nuk varen nga madhësia e sipërfaqës së tij për kilometra katrorë apo nga numri i banorëve, por nga madhësia e vetë qytetarëve. Korçarët mërgimtarë do të çanin deri në Alaskë dhe Vladivostok, Kanada dhe Australi. Ata janë qytetarë të hapësirave të mëdha. Le të kujtojmë këtu Naum Veqilharxhin, le të kujtojmë këtu Themistokli Gërmenjin. Ky i fundit është një hero i përmasave antike. Çdo qytet i botës do ti vendoste ata me krenari në panteonin e vet. Dhe pikërisht në një qytet të tillë, në një atmosferë të tillë të ndezur do të lindnin dhe serenatat. … Në fillim të vitit 1925 në gazetën e tij të paanshme "Koha" plaku i penës dhe i pushkës Mihal Grameno shkruan për ardhjen e Ahmet Zogut një shkrim me të vërtetë sensacional dhe spektakolar "Katastrofë apo shpëtim"? Kritika letrare dhe publicistike e derisotme e ka shënuar këtë shkrim të xha Mihalit si një lajthitje, si një kompromis, si një hutim i çastit. Por fakti nuk qëndron kështu. E vërteta është ndryshe. Xha Mihali e mbështet dhe e quan shpëtim ardhjen e Ahmet Zogut në pushtet sepse plaku i mençur e parandjen se me veprimet e tij energjike Ahmet Zogu po vendoste rendin dhe po ndërtonte konstruktin e shtetit të ri shqiptar. Xha Mihali në shkrim shpallte se atë e njihnin të gjithë në Korçë, se ai nuk ishte servil dhe trimërinë kur ishte dashur e kishte rrëfyer aty ku duhej. Atë që thoshte për Ahmet Zogun e kishte bindje. Dhe këtë e tregon edhe më vonë edhe një fakt tjetër: Kur do të botonte librin e tij të dëgjuar "Kryengritje shqiptare" ai do t'ja dedikonte këtë libër Ahmet Zogut. Kushtetuta e vitit 1928 i dha lirisë së shtypit një status solid për kohën dhe shembull inspirimi për të ardhmen. Gazetat dhe revistat në atë periudhë lulëzuan. Liria e shtypit nuk kishte kufi përveç më vonë familjes mbretërore. Me këtë liri, me këtë hapësirë lulëzoi së pari shtypi korçar me një traditë të hershme që i kishte rrënjët deri në shtypin e diasporës ku shumica ishin korçarë. Liria e shtypit në Amerikë u bë shembull për lirinë e shtypit në Korçë. Shumica e gazetarëve korçarë që shkruanin në ato vite kishin punuar dhe jetuar dikur në Amerikë. Shoun e parë publicistik e bëri me të vërtetë revista "Rilindja" me drejtor juristin Pandi Frashëri. Deri më tani është studiuar me imtësi "Bota e Re" dhe nuk na duket e drejtë që është lënë në hije kjo revistë cilësore dhe moderne për kohën. Avokati i ri Pandi Frashëri do ti jepte revistës së tij një mbështetje demokratike në mbrojtje të interesave të popullit, por pa lënë mënjanë edhe prirjet aristokratike të një shtrese të caktuar apo penat e shkolluara të borgjezisë korçare. Ja kjo është atmosfera kur do të lindin dhe lindën serenatat e famshme korçare… Po serenata si lindi? Pse lindi? Kush është ajo tharmë jetike plot klorofile që do ta krijonte nga hiçi, mbretë-reshën e zemrës, atë mbretëreshë që do ta pushtonte me thesaret e bukurisë së saj të shpirtit dhe të hirit, zemrën e djaloshit korçar. Ishte një eklips i Zotit apo një Eklips i Diellit? Vemi, ah vemi Në mes të pyllit thellë Ku nuk hyn dielli Dhe bota nuk na sheh… Përse kështu? Mos kërkonin vallë në mes të pyllit atë lule magjike që del sipas këngës njëherë në njëqind vjet dhe të bën të lumtur? O moj ti që rri tek porta Mos dëgjo se ç'thonë bota… Bota… Ah, bota. Ka mbretëresha të zemrës, por ka edhe një botë. Dhe për djalin bota është tjetër, për vajzën ka një botë tjetër. Ajo është mbyllur në shtëpi, qëndis pajën, ul sytë mbi gjergjef dhe aty me molinetë e mallit ngre një Mbretëri të vetën, me zogj me lule, me gonxhe në shpërthim dhe me shpresa… Eshtë ndoshta tetëmbëdhjetë vjeçare… Trupi i rritet shpejt, gjinjtë i kanë kërcyer si dy shegë, bleta kërkon lulen për nektarin e magjishëm… Si do të vijë princi i ëndrrave të saj? Ajo ka ëndërruar një djalë të bukur që s'pi verën dhe rakinë dhe mendon për shtëpinë". Por si do të vijë ai? Mos vallë me shkuesi, mos vallë me mblesëri? Jo, jo. Korçarja e qyretëruar nuk mund ta pranojë për jetën e saj një alternativë të tillë. Por atëhere mbetet dashuria… Por ajo del rrallë nga shtëpia për të bërë një Pazar ose nëpër farefis, edhe atëhere e shoqëruar nga njerëzit e shtëpisë. E shoqëruar është edhe kur bën një xhiro në bulevard… |
| < Prev | Next > |
|---|

|
Kembimi Valutor
Currency EUR 21-11-2008 |
||
![]() | USD | 1.2542 |
![]() | CAD | 1.5814 |
![]() | GBP | 0.84210 |
![]() | CHF | 1.5290 |