Publicitet

Hostuar ne:

Muzeu Kombėtar i Artit Mesjetar nė Korcė PDF Print E-mail
(9 votes)
Nga egli   
E Merkure, 3 Shtator

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korcë vazhdon të ekspozojë vlerat unikale të tij në një sallë të vetme.. Muzeu i cili duket se ka marrë formë gjatë viteve të fundit, ndonëse nuk kanë munguar dhe investimet nga Minisitria e Kulturës, vuan prej shumë vitesh mungesën e disa ambienteve të tjera për të ekspozuar objekte unikale të tij.

 

Sipas drejtorit të këtij muzeu Lorenc Glozheni Muzeu i Aritit Mesjetar numëron në arkivin e tij plot 8 mijë objekte ku rreth 6 mijë prej tyre janë ikona, ndërsa pjesa tjetër janë objekte druri, guri, metali, tekstil etj,. Ikonat më të hershme datojnë nga shekulli XIII-XIV, ndërsa të ekspozuara në sallën e vetme të këtij muzeu gjenden rreth 250 objekte. Por pavarsisht se pjesam më e madhe e tyre qëndrojnë të mbyllura janë nën kujdesin e restauratorëve, por ato nuk pluhrosen nga harresa dhe mungesa e vitrinave, pasi janë ekspozuar me mjaft madhështi në ekspozita të rëndësishme ndërkombëtare si në Greqi, Gjermani etj,. Ndërsa mungesa e ambienteve mbetet problemi kryesor në këtë muze, ndër më të vizitueshmit edhe gjatë kësaj stine vere, duket se prej disa muajsh në Korcë kanë nsiur punimet për ngritjen e një muzeu të mirëfilltë me fondet e qeverisë greke i cili nuk dihet se kur do të përfundojë, por që gjithsesi për drejtuesit e muzeut në Korcë koha nuk pret dhe duhet sa më parë të ekspozohen këto vlera që ruhen me kujdes në fondin e artë të tij.

 
< Prev   Next >