Mbyll

Miresevini ne KorcaJone.net

Kjo faqe eshte ndertuar per ti dhene nje identitet te ri qytetit te Korces, per ta sjelle qytetin dhe vlerat e tij, traditen, historine me prane jush . Per te percjelle te rejat qe shoqerojne jeten politike, ekonomike dhe sociale ne kohe reale. Per ta afruar Korcen me te rinjte dhe te rinjte me Korcen.  Ne kete faqe do te gjeni informacione nga fusha te ndryshme,Galeri fotografike,forum, ku keni mundesi  jo vetem te jepni mendimin tuaj mbi evenimente te rendesishme dhe problemet e qytetit, por edhe te jeni ne kontakt me qytetare korcare neper bote. KorcaJone. Net u jep nje hapersire te vecante te rinjve, shkollave e gjimnazeve te qytetit.
KorcaJone.net
Mjaft Korce, Proteste para zyrave te KESH. PDF Print E-mail
(8 votes)
Nga Fatjon Hoxhalli   
Sunday, 23 September 2007
Dhjetra aktiviste te Mjaft Korce u mlodhen sot para zyrave te KESH Korce Pamje nga Protestaper te protestuar mbi kolapsin energjitik qe ka perfshire Korcen dhe te gjithe vendin.
Kjo situate e rende nuk eshte perseritur qe nga viti 1973 (periudhe kur ne Shqiperi nuk kishte akoma rrjet energjitik te mirfillte).
Ndersa qeveria, me sy nga qielli pret rreshjet e shiut,  situata ngelet akoma per turp. Kufizimet vazhdojne disa ore ne dite. Gjendja eshte akoma me e keqe ne fshat, ku energji ka vetem disa ore.
Ndoshta kjo qeveri me kete menaxhim lokal te resurseve energjitike te vendit nuk a merituar as meshiren e motit.

Ne kete proteste ashtu si ne Tirane gjate javes,u kerkua doreheqja e Ministrit te Ekonomise,Tregetise dhe Energjitikes Z.Genc Ruli, si nje nga pergjegjesit kryesore per keqmenaxhimin e situates.
Simbolika perdorur ne kete proteste pervec sloganeve te shumta si "Genci Go!" ,"Drita s'ka", "Tregetia e qirinjve lulezon"etj dhe ne menyre groteske ishte paraqitur nje qiri ku flaket e te cilit ishte harta e shqiperise. Gjithashtu aktiviste te Mjaft ju kane cuar punonjesve te kesh gota me uje per te kontibuar ne mbushjen e HEC-ve  me uje. 
Per mediat u prononcua nje nga organizatoret e protestes, Drejtuesi i Mjaft Korce, Miladin Fili.
Fili u shpreh  i shqetesuar per nje gjendjen e renduar energjitike ne Korce, duke kerkuar heqjen e kufizimeve ose te pakten reduktiimin e tyre. Korca,- tha ai -eshte i vetmi qytet i madh ku arketimet e KESH jane mbi masen 90% dhe nuk e meriton nje trajtim te tille.
 
 
< Prev   Next >