|
Mjaft Korce ne proteste per gjendjen ne spital |
|
|
|
|
Nga Vasjan Golka
|
|
E Shtune, 4 Tetor |
|
Aktivistë të Lëvizjes MJAFT! protestuan sot perpara Spitalit te qytetit
te Korces per te vene ne dukje gjendjen e renduar ne kete spital ku prej kohesh eshte bere problem mungesa e ilaceve. Protestuesit i kane bere thirrje drejtuesve te Ministrise dhe te Spitalit qe te japin nje zgjidhje urgjente ketij kaosi te krijuar prej tyre dhe jo te merren me verifikim e tenderave te vjeter apo ilaceve te skaduara e te mbetura neper magazina.
Spitali I Korces eshte perfshire nga nje vorbull problemesh te cilat
duket se ndjekin njeri-tjetrin. Duke u nisur qe nga sherbimi I dobet
qe u ofrohet qytetareve,
te cilet me gjithese paguajne taksat nuk mund te marrin dot ndihmen e
duhur mjeksore ne spitalin me te madh te Shqiperise Juglindore.
Ky spital ka mbetur ne mungesen e plote te antibiotikeve dhe
barnave.Qe prej disa muajsh mungojne nje liste shume e gjate me ilace
duke perfshire ketu me elementaret si pambuk e shiringa.
Qytearet te cilet do tu duhet te marin ndihme mjeksore ne spitalin e
Korces,tashme duhet te jene te pajisur me Libreze Shendetsore,
Rekomandim nga Mjeku ,
dokumenta te tjera plotesuese dhe si per te mos u mjaftuar me kaq,
duhet te jene te pajisur me Shiringe personale, pambuk, serum(nqs do
te ishte e nevojshme), antibiotike etj.
Aktivistë të Lëvizjes MJAFT! Protestuan sot perpara Spitalit te qyetit
te Korces per te vene ne dukje papergjegjshmerine e thelle te treguar
nga ministria e Shendetesise por
edhe per t'I bere thirrje qe te japin nje zgjidhje urgjente ketij
kaosi te krijuar prej tyre dhe jo te merren me verifikim e tenderave
te vjeter apo ilaceve te skaduara e te mbetura neper magazina.
Jemi ne Shekullin e 21 dhe kemi sherbim spitalor primitiv njesoj si ne
mesjete. Zoterinj drejtues ju lutemi beni thjesht detyren,ate per te
cilen paguheni nga ne!
Slloganet qe u perdoren nga aktivistet e Mjaft! ishin "Spitali i
Korces si Han Me dy Porta", pasi eshte i vetmi funksion qe ky spital
kryen momentalisht, funksionin e nje Hoteli per qytetaret e semure.
"Spitali rrezik Vdekje", "Ju lutemi ndohmoni Spitalin me Ilace", etj
Ne te njejten kohe aktivistet e Mjaft! dhuruan per spitalin e korces
disa mjekime popullore si Lule Basani, qepe, kripe, raki, etj duke
treguar se ne mungesen e ilaceve menyra e vetme per tu dhene ndihme
qytetareve te semure eshte Mjekimi Popullor.
Zyra e Shtypit te Levizjes Mjaft Korce
Redson Begolli
Levizja Mjaft
|