Mbyll

Miresevini ne KorcaJone.net

Kjo faqe eshte ndertuar per ti dhene nje identitet te ri qytetit te Korces, per ta sjelle qytetin dhe vlerat e tij, traditen, historine me prane jush . Per te percjelle te rejat qe shoqerojne jeten politike, ekonomike dhe sociale ne kohe reale. Per ta afruar Korcen me te rinjte dhe te rinjte me Korcen.  Ne kete faqe do te gjeni informacione nga fusha te ndryshme,Galeri fotografike,forum, ku keni mundesi  jo vetem te jepni mendimin tuaj mbi evenimente te rendesishme dhe problemet e qytetit, por edhe te jeni ne kontakt me qytetare korcare neper bote. KorcaJone. Net u jep nje hapersire te vecante te rinjve, shkollave e gjimnazeve te qytetit.
KorcaJone.net
Korca - Te dhena te pergjithshme PDF Print E-mail
(26 votes)
Nga Vasjan Golka   
Monday, 09 August 2004

Qyteti i Korces eshte qendra me e madhe dhe me e rendesishme te Shqiperise Juglindore Si qark, Korca, ze nje hapesire prej 2180 km katror dhe radhitet i dyti si DSC01678.jpgmadhesi ne Republiken e Shqiperise. Ka nje klime kontinentale me dimer te ftohte dhe vere te nxehte. Temperatura mesatare vjetore arrin ne 10.6 grade Celsius. Muaji me i ftohte eshte Janari kur temperatura mesatare arrin ne 0.4 grade Celsius dhe muaji me i ngrohte eshte Gushti me temperature mesatare 20.6 grade Celsius.
Muaji me i lagesht eshte Nentori me nje mesatare rreshjesh 104.9 mm.
Qyteti eshte ndertuar ne rrafshnalten me te njejtin emer ne lartesine 850m mbi nivelin e detit dhe gjithashtu eshte qyteti me lartesi mesatare me te madhe ne vend.

Rrafshnalta e Korces eshte e rrethuar nga disa kodra dhe disa male. Ne pjesen lindore te qytetit ngrihet vargmali i Moraves, ne pjesen perendimore rrafshnalta vazhdon deri ne Gore dhe vargmalet e Voskopojes e Vithkuqit, ne pjesen jugore eshte Mali i Qarrit dhe ne pjesen veriore Mali i Thate.
Korca pershkrohet nga disa perrenj dhe lumenj, midis te cileve Lumi i Devollit qe eshte edhe me i madhi.

 

Historia

Pozita gjeografike, konfiguracioni i pershtatshem, klima, burimet qe ndodhen ne krahinen e Korces, kane influencuar qe te konsiderohet si nje zone mjaft e pershtatshme per banim qe ne kohet Pre-historike, mbase qe ne vitin 6000 PK.

Epoka me e dalluar e ketij rajoni ka qene epoka e Bronxit dhe ajo e Hekurit, ku dallohen nje numer i madh eksplorimesh ne fshatin e Barcit, ne Podgorie, ne qytetin e Maliqit, etj.

Ne rrethinat e qytetit, edhe gjate epokave te antikitetit ka pasur nje lulezim jete, me teper te perqendruar ne rreze te kodrave te Korces. Keto jane deshmuar ne zbulimet arkeologjike te bera ne pjesen jugore te ketyre kodrave. Prane fabrikes se Birres jane gjetur disa tualete romake dhe disa varreza jane gjetur afer qytetit.

Shume udhetare te huaj qe kane kaluar ne Korce, kane folur mjaft per te dhe qyteterimin qe kane hasur.

Nje nga deshmite e qyteterimit eshte edhe “Keshtjella e Qytetit” e gjendur prane fshatit Mborje, ku ka mbetje te shenjave te jetes Mesjetare.

Qyteterimi Mesjetar i vone ka qene i pranishem edhe ne rrethinat e Korces ku ka pasur disa levizje kolonesh si rezultat i pushtimeve te shumta dhe luftrave te shekujve XI, XII, XIII. Te gjitha keto jane te pasqyruara ne dokumentat Bizantine te vazhduara deri ne pushtimet e para Turke.

Bazuar ne keto dokumenta gjejme edhe emrat  e disa lagjeve te qytetit ne ate kohe si:

Athanasica, Emporion, Velishte, Dirnice, Vllat, Koshnice, Ullah dhe Todorice.

Arsyet e shkaterrimit te qyteterimit ne kete kohe nuk dihen, por dicka eshte e sigurte, se ne vazhdimesi do te kemi ringritjen e qytetit te ri te quajtur Korce.korca3wv6.jpg


Dokumenti me rendesine me te madhe per Korcen eshte “Historia dhe Gjeologjia e Vendbanimit te Muzakajve”, nje princ me origjine korcare. Ne te thuhet se stergjyshi i tij mbante titullin Bizantium Sebastokrator, Andrea Muzaka(1279-81)...”ai drejtonte qytetin e Korces deri ne fshatin e Sovjanit dhe pertej fshatit Viola ku gjuhej mjaft peshk dhe ngjala te majme.”

Pra fillesat e qytetit jane qe nga shekulli i XIII nga udhekryqi qe ndodhej para Portes se qytetit prane Manastirit te Shen Marise(prane Bankes Tregtare). Me vone kjo Porte u rindertua ne vitin 1225. Aty ku sot ndodhet Grand Hotel, perballe me porten gjendej Keshtjella Mesjetare e Korces dhe ne pjesen perendimore te kesaj rruge ishte Kisha e Vjeter e Shen Gjergjit.

Gjate dekades se fundit te shekullit te XIV, Korca u pushtua nga Turqit qe vendosen ndarjen administrative te tyre ne te. Kjo pasqyrohet ne Rregjistrin turk te Vilajetit te Korces&Permetit ne vitin 1431. Ne kete dokument pershkruhet qarte qyteti dhe Keshtjella.

Pas ardhjes se Iliaz Bej Panaritit ne fshatin e Peshkepise qe eshte mjaft afer me qytetin, pati mjaft ndryshime ne Korce. Ai ishte oficeri ushtarak me  i vjeter e  me me eksperience i Pashait. Ndryshimet qe beri ne qytet qene vertet te medha.

Ai ndertoi nje Xhami te madhe me 1496, e cila ekziston edhe sot. Ndertoi Pazarin si prone te tij ne vendin qe ndodhet edhe sot. Ai e zhvendosi ate nga qendra e Keshtjelles.

Edhe fshati i Peshkepise, ne kete kohe u be pjese e qytetit.

Nga pikpamja ekonomike, Korca ishte qendra me e madhe tregetare e rajonit, ku kishte toke pjellore dhe siguronte produkte agrikulturore edhe per qendrat e tjera te rajonit. Pas shkaterrimit te Voskopojes dhe migrimit te nje pjese te madhe te popullsise ne Korce, qyteti arriti nje zhvillim te madh dhe u kthye keshtu ne nje qender konkurruese persa i perket ekonomise, tregetise me qendrat e tjera te kohes, sic ishte Berati apo Janina.

Celsi i zhvillimit ekonomik te qytetit, ishte pazari ku njerezit gjenin lehte produktet artizanale apo agrikulturore. U ndertuan rreth 1000 dyqane te ndryshem gjate shekullit XIX ne kete Pazar.

Pazari ekzistues perben rreth 1/3 e Pazarit te atyre viteve.


Jo aksidentalisht, Korca quhet djepi i kultures dhe edukimit. Qytetaret kuptuan se e vetmja menyre drejt zhvillimit dhe ecjes perpara ishte dija dhe kultura. Shkollat e para me program qe kane qene hapur ne Korce, datojne ne vitin 1724 dhe gjimnazi i pare ka qene hapur ne vitin 1856, fillimisht ne gjuhe greke dhe me pas ne turqisht.

Jo rastesisht edhe Levizja Kombetare Rilindase, celi Shkollen e Pare Shqipe me 7 mars 1887.

Nje evidence e zhvillimit kulturor ne Korce jane edhe pikturat apo skulpturat ne dru dhe gur, te gjenduara aktualisht prane muzeut Mesjetar te Artit, qe eshte edeh nje nga me te pasurit ne vend me 7000 objekte.


Gjate shekullit te XIX, popullsia e Korce u rrit nga 3000 ne 15000 banore ne fund te shekullit dhe kishte 14 lagje. Ne vitin 1870, Korca u be Prefekture dhe kishte nen jurisdiksion nenprefekturat e Kosturit, Bilishtit dhe Kolonjes.

Ne fund te shekullit kishte 10 objekte kulti, 7 kisha dhe 3 xhami. Kryesoret ishin Katedralja e Shen Gjergjit dhe Xhamia e Iljaz Beut.

Fillimi I shekullit XX e gjeti Korcen ne lufte per liri dhe Pavaresi deri ne shpalljen e saj ne 28 Nentor 1912. Megjithate, Korca u bashkua me qeverine e Tiranes vetem ne vitin 1920. Gjate kesaj periudhe kohe, pati shume evenimente. U be ngritja e pasukseshme e Provinces Autonome te Vorio Epirit ne 1914, proklamimi i Provinces Autonome te Korces nen protektoratin e Frances me 10 dhjetor 1916 nga Patrioti Themistokli Germenji, hapja e Liceut Francez me 1917, etj.

Ne vitet e para te formimit te shtetit shqiptar, Korca dallohej nga qytetet e tjera nga pikpamja e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe urban.

Cereku i pare i shekullit XX, ishte nje periudhe boom-i per zhvillimin e qytetit. Mjafton te permendim disa nga ndertimet kryesore qe ekzistojne edhe sot, te ndertuara ne vitet ’20-‘30.

Me 1925-1926, u ndertuan rreth 200 dyqane te reja, kanale te reja te ujrave te zeza, kemi aplikimin e elektricitetit per here te pare, Bulevardi I Shen Gjergjit u ndricua, undertua Kinema Luksi me 1926 dhe nje vit me vone u quajt Majestic.

Me 1934 kemi ndertimin e fabrikes se Birres, fabrikes se Lekures me 1929, fabrikes se Duhanit me 1923, etj.

Te gjitha keto ndertime tregojne fare mire impulsin e madh te zhvillimit te ketyre viteve ne Korce.

Ne kete kohe kemi edhe nje rritje te metejshme te popullsise. Me 1923 kemi nje popullsi prej 25598 banoresh dhe ne prag te Luftes se Dyte Boterore rreth 35000 banore.

Korca u clirua nga pushtuesit me 24 Tetor 1944. Martiret qe rane gjate kesaj lufte prehen prane Varrezave te Deshmoreve qe ngrihen mbi kodrat e qytetit ne formen e nje shqiponje.

Gjate regjimit komunist pati nje ndikim te madh politika e shtetezimit, sekuestrimit te pronave, te burgosjes se kundershtareve politike, shumica njerez te shquar te qytetit.

Keto ndikuan keq ne traditen, zakonet dhe zhvillimin e natyrshem te jetes se Korces.

Megjithate, edhe gjate rregjimit komunist Korca rradhitet nder zonat e para per zhvillim industrial dhe agrokulturor.

Eshte per t’u permendur edhe zhvillimi i konsiderueshem edukativ dhe kulturor ne keto vite.

Ndryshimi i sistemeve e gjeti qytetin me nje Teknologji dhe Industri te vjeter dhe jo produktive. Kjo coi ne mbylljen dhe falimentimin e  pjeses me te madhe te ndermarjeve.

Sigurisht,  qe u shoqerua me nje rritje te papunesise dhe me nje rritje te imigranteve ne vendet fqinje.

 

 

Turizmi

 

Malet e Moraves shtrihen ne pjesen Lindore te Korces dhe e bejne kete rajon mjaft terheqes.

Keto male gjenden midis dy ultesirave; rrafshnalta e Korces ne perendim dhe baseni i lumit te Devollit ne lindje. Zinxhiri lindor i maleve zbret gradualisht dhe ofron nje pamje mjaft terheqese te rrafshnaltes se Korces.

Flora eshte e pasur me pisha, fierza dhe peme dushku. Zone qe ofron mjedise per kampingje.

Ne nje rruge prej rreth 3 km ne juglindje ndodhet fshati malor i Mborjes. Ne kete fshat gjendet  nje kishe interesante, Kisha e Ristozit, e ndertuar ne vitin 1390 mbi rrenojat e nje kishe tjeter te shekullit te katert.

Parku Kombetar i Drenoves gjendet ne vargmailn e Moraves dhe ka mjaft pika te bukura turistike. Interesante jane Bozdoveci, Gurri i Cjapit, cardhaku, etj.

Bozdoveci eshte nje vend teper interesant per fundjavat, me mjaft burime dhe livadhe.

Gjithashtu, fshati turistik i Dardhes ofron mjaft ambiente clodhese si ne dimer dhe ne vere. Gjendet 20 km ne juglindje te Korces, ne lartesine 1344 m mbi nivelin e detit, midis maleve te Moraves. Ne dimer, kur bora shtron kudo, ne Dardhe mund te praktikohen mjaft mire sportet dimerore. Gjithashtu ky fshat mbetet interesant edhe per traditat qe mban apo ndertesat karakteristike.

Ne pjesen perendimore te Korces gjendet nje tjeter fshat turistik. Voskopoja ndodhet ne pllajen e bukur me te njejtin emer, e rrethuar nga kodra te larta me pyje teper te dendur.

Afer fshatit ka disa pista natyrore per ski qe popullohen ne dimer.

Voskopoja eshte teper e njohur jo vetem per natyren e pasur por edhe per kulturen qe rrezaton. Ne te ka disa kisha dhe manastire qe tregojne vjetersine e kesaj kulture.

Nje rajon mjaft i bukur eshte edhe Prespa. Permbledh dy liqene qe jane Prespa e Madhe dhe Prespa e Vogel dhe nje terren te thyer.

Dy Liqenet, qe i perkasin pjeserisht Shqiperise, jane me origjine tektonike-karstike dhe zene nje siperfaqe prej 329 km katror.

Ishulli i Maligradit eshte nje bukuri natyrore dhe kulturore, pasi ne te eshte ndertuar edhe nje kishe ortodokse e shek. XIII brenda ne nje shpelle.

Rajoni shquhet edhe per gjallesat e egra. Mund te permendim si nje shpend te rralle edhe Pelikanin e Bardhe.

 

  Jeta Sociale

 

Korca cilesohet si djep i tradites dhe kultures Shqiptare. Ky nder i madh i eshte dhene qytetit nga mjaft njerez te letrave. Ka me shume se 100 monumente kulture ne rajon ku me te spikatur jane Muzeu Mesjetar i Artit, Muzeu i Piktorit te famshem Vangjush Mio, Mesonjetorja e Pare Shqipe, dhe mjaft monumente fetare si Kisha e Ristozit apo xhamia e Mirahorit. Mjaft kisha te tjera jane te ndertuara ne fshatrat perreth Korces si ne Boboshtice, Voskopoje, Vithkuq etj. Mjaft zona kulturore  jane edhe vendbanimet e hershme, Tumat dhe zonat arkeologjike rreth e rrotull ketij rajoni.

Gjithashtu ne Korce ka mjaft Hotele te mira dhe “Taverna” karakteristike.

 
< Prev   Next >