Publicitet

Hostuar ne:

Korca humbet statusin e qytetit tė pastėr PDF Print E-mail
(8 votes)
Nga Fatjon Hoxhalli   
E Premte, 11 Korrik

Korcė- Korca humbet statusin e qytetit tė pastėr, pėr tu renditur nė qytetet e rrezikshme pėr jetėn e banorėve tė tij. Kėshtu qyteti dikur model i pastėrisė dhe me njė ajėr tėrėsisht tė pastėr, tanimė nuk mund tė cilėsohet mė i tillė, ndėrsa korcarėt kėrcėnohen nga sėmundje tė rėnda vdekjeprurėse. Fenomeni i ndotjes sė ajrit ėshtė zhvendosur nga kryeqyteti i vendit Tirana qė ėshtė nė top listėn e zezė tė kėsaj ndotje edhe nė rajonin juglindor shqiptar.

Lajmi pėr ndotjen e madhe tė ajrit nė juglindje vjen pėr gazetėn nga autoritetet e shėndetit public, tė cilėt kanė vėnė alarmin pėr njė nivel tepėr tė lartė tė ndotjes, qė ėshtė dyfishuar ndjeshėm nė vitet e fundit. Niveli i lartė i ndotjes nė ajėr tė shkaktuar nga pluhuri sipas specialistėve ka bėrė tė rritet sėmundshmėria nė njerėz, ndėrsa qyteti ėshtė kategorizuar dhe pėrfshirė nė zonė e alarmit gjatė kėtij viti. Pluhuri nė nivele dy herė mė tė larta se normalja dhe grimcat e vogla qė depėrtojnė nė mushkėri, sic tregojnė specialistėt dhe inspektorėt e shėndetit public, ka shtuar rastet e sėmundjeve tė aparatit respirator nė qytetin e Korcės. Mė shumė tė sėmurė tė rinj me astma, probleme pulmonare etj., i janė shtuar listės sė pacientėve tė kėsaj zone brenda njė viti, ndėrsa sipas tė dhėnave nga spitali rajonal, nė muaj kurohen mesatarisht tė paktėn 70 persona. Mjekėt thonė se ka raste mė tė shumta tė pėrhapjes sė kancerit nė mushkėri qė kanė qenė raste nė rritje nė dy vitet e fundit, por edhe tė sėmundjeve tė tjera qė trajtohen nė sanatorium. Njerėzit para pluhurit dhe grimcave tė imta qė depėrtojnė nė mushkėri, janė mė tė ekspozuar ndaj kėtyre sėmundjeve, ndėrsa sipas tė dhėnave tė shėndetit public, edhe gjatė shėtitjeve qė njerėzit kryejnė nė rrugė me idenė se marrin ajėr tė pastėr, nuk janė tė mbrojtur, madje ndodh e kundėrta. Kėshtu ėshtė shprehur njė nga inspektorėt e higjenės pranė Drejtorisė sė Shėndetit Public nė Korcė, Jani Bukuroshi. Sipas specialistėve qyteti ėshtė nė zonėn e alarmit me pluhur nėn 10 mikron dhe me norma mė tė larta tė ndotjes sė ajrit se normat europiane. Kjo do tė thotė se banorėt janė mė tė ekspozuar dhe tė rrezikuar ndaj sėmundjeve nė rrugėt e frymėmarrjes dhe nga kanceri. Inspektoriati i Higjenės pranė Drejtorisė sė Shėndetit Publik qė ka kryer edhe matjet mbi nivelin e ndotjes nė ajėr nga pluhuri e ka shėnuar qytetin nė tabelėn e zonės sė alarmit. Inspektori i higjenės Jani Bukuroshi thotė pėr gazetėn se nuk mund tė flitet mė pėr njė qytet me ajėr tė pastėr pasi nga statistikat dhe matjet ka njė pėrqėndrim tė lartė nė pluhurit nė ajėr. “Normat europiane qė janė nė 40 mikrogram pėr metėr kub tė pėrqėndrimit tė pluhurit jo vetėm qė janė tejkaluar dhe nė vitet e fundit kanė qenė gjithnjė sipas njė grafiku qė kemi bėrė pė matjet nė rritje e sipėr, por janė dyfishuar. Kėshtu nga matjet dhe pėrllogaritjet Korca rezulton ndėr qytetet me ndotje tė lartė tė ajrit nga pluhuri, me nėn 10 mikron pluhur, dhe mė mbi 90 mikorgram pėr metėr kub. Kjo regon se qyteti futet nė nivelete larta tė ndotjes pasi mbi 75 pėr qind e tij konsiderohet njė ndotje nė pėrmasa tė mėdha. “ thotėi Bukuroshi. Sipas tij nė qytet nė shumė pjesė ku janė pėrqėndruar matjet pluhuri qė shkaktojnė makinat gjatė lėvizjes nė rrugė, ka zona qė shkon nė tre metra lartėsi, ndėrsa grimcat e vogla qė thithen janė mė tė dėmshet pėr mushkėritė. Nė kėtė mėnyrė banorėt janė tė rrezikuar nga kanceri. Nisur nga tė dhėnat qė janė grumbulluar gjatė matjeve nė terren nė pesė vitet e fundit grafiku i ndotjes nė ajėr ka qenė nė rritje duke tejkaluar normat. Arsyeja qė ka cuar nė njė ndotje tė tillė mė shumė lidhet me faktin se pas punimeve qė kryhen nė rrugė, nuk merren maa pėr pastrimin e mbetjeve dhe si rrjedhojė akset rrugore kryesisht ato dytėsore mbeten me pluhur dhe dhera nga ndėrtimet. Nga lėvizja e mjeteve pluhuri qė ngrihet ėshtė i madh dhe me pasoja tė rėnda pėr shėndetin dhe rrugėt e frymėmarrjes dhe nė shumė raste grimcat mbeten nė mushkėri duke cuar deri nė raste tė kancerit. Pėrllogaritjet e specialistėve tregojnė se qyteti ėshtė dy herė mė i ndotur sot se nė vitin 2001, kur ka nisur njė studim mbi ecurinė e ndotjes qė e rendit Korcėn nė qytetin e tretė pėr nga niveli i lartė i papastėritisė sė ajrit nė vend. Kėshtu pėrvecse nė njė ajėr tė ndotur 70 mijė banorėt e Korcės kėrcėnohen dhe nga sėmundje tė rėnda, kryesisht kanceri qė gjatė kėtyre viteve nė sistemin respirator ėshtė rritur nė mėnyrė tė frikshme nė kėtė qytet.

Albana Cakshiri

 
< Prev   Next >