Mbyll

Miresevini ne KorcaJone.net

Kjo faqe eshte ndertuar per ti dhene nje identitet te ri qytetit te Korces, per ta sjelle qytetin dhe vlerat e tij, traditen, historine me prane jush . Per te percjelle te rejat qe shoqerojne jeten politike, ekonomike dhe sociale ne kohe reale. Per ta afruar Korcen me te rinjte dhe te rinjte me Korcen.  Ne kete faqe do te gjeni informacione nga fusha te ndryshme,Galeri fotografike,forum, ku keni mundesi  jo vetem te jepni mendimin tuaj mbi evenimente te rendesishme dhe problemet e qytetit, por edhe te jeni ne kontakt me qytetare korcare neper bote. KorcaJone. Net u jep nje hapersire te vecante te rinjve, shkollave e gjimnazeve te qytetit.
KorcaJone.net
Konsulli grek ne Korce refuzon biznesmenet PDF Print E-mail
(6 votes)
Nga Fatjon Hoxhalli   
Thursday, 13 December 2007

Konsulli grek në Korçë, Konstandinos Moarcos, refuzon takimin me biznesmenët korcare. Një grup biznesmenësh, të cilët nëpërmjet dhomës së tregtisë kanë kërkuar një takim zyrtar me konsullin, për shkak të refuzimit të vizave, kanë pritur deri në mesditë, por takimi me të ka dështuar, edhe pse në mes ka hyrë me negociata edhe kreu i Dhomës. Kjo situatë ka bërë që nga ana e biznesmenëve, të cilët kërcënojnë me protesta para konsullatës greke, të vendoset hartimi i një peticioni.

Ky peticion, me më shumë se 30  firma të biznesmenëve të mëdhenj, të cilëve u janë refuzuar vizat Shengen, do t‘i vihet në dispozicion Ministrisë së Jashtme greke dhe asaj shqiptare. Kjo situatë e tensionuar ka ardhur pak ditë pasi konsullata greke nuk ka pajisur me viza të paktën 40 biznesmenë, të cilët kanë aktivitet tregtar dhe të lidhur me import-eksportet. Fakti se kanë bllokuar punën me shtetet e tjera, për shkak të mungesës së vizave, ka bërë që vetë biznesmenët t‘i drejtohen Dhomës së Tregtisë. Por, edhe pse është pritur që nga ana e konsullit të konfirmohet pjesëmarrja në ballafaqimin me biznesin e rajonit të Korçës, kjo nuk ka ndodhur. Nëpërmjet sekretarëve të institucionit diplomatik, nga ana e konsullit grek është komunikuar se këto çështje, që kanë të bëjnë me biznesin, mund të rregullohen vetëm në instanca më të larta. Vetë konsullata nuk ka dhënë një shpjegim dhe argument se përse ka ndërmarrë edhe refuzimin e vizave Shengen në masë ndaj një numri të madh firmash që veprojnë në Korçë. Pasi Dhoma e Tregtisë është njohur zyrtarisht me komunikimin e prerë të konsullit grek për të orientuar gjetiu ankesat që vijnë nga sektori privat është vendosur që biznesi t‘i drejtohet edhe Ministrisë së Jashtme në kryeqytet, edhe asaj greke me një notë proteste.
 
< Prev   Next >