![]() |
Miresevini ne KorcaJone.net
![]() |
Miresevini ne KorcaJone.net
| Koncert i shkolles se muzikes me rastin e pervjetorit te 60 te vdekjes se Tefta Tashko Kocos |
|
|
|
| Nga Fatjon Hoxhalli | |
| Monday, 22 October 2007 | |
|
Me rastin e pervjetorit te 60-te te vdekjes se kengetares se madhe "Tefta Tashko Koco" shkolla e muzikes qe mban te njejtin emer dha nje koncert ne sallen e Pallatit te Kultures "Vangjush Mio". Muzikologu Pandi Bello ka prezantuar per te pranishmit e zgjedhur te gjithe aktivitetin e kengetares se madhe,talentin e vecante dhe meritat e saj ne muziken shqiptare. Ne prezantimin e talentit te Teftes ,Bello nenvizon nje fakt mjaft domethenes:"Ne shifrat origjinale me incizimet e kocerteve te Teftes ,ndersa nje pjese e tingullit te orkestres ka humbur zeri i saj eshte mjaft origjinal dhe i paprekur sikur te kishte kenduar dje".
Aktiviteti i Teftes zhvillohet si brenda ashtu edhe jashte mdaje ajo fillon me koncerte ne skenat me te medha te botes dhe me pas kthehet ne Shiperi me te gjitha lavderimet e mundshme ku koncertin e pare e jep ne Korce.Me pas kariera e saj sa vjen dhe ritet me koncerte te medha ne te gjithe vendin.Ajo kendonte me nje stil te vecante unik sa ariozat e kenduara prej saj degjohen edhe sot me vemedje. Ne koncertin e organizuar me kete rast kane performuar nxenes te kesaj shkolle por koncerti ariti kulmin me interpretimin e sopranos se re Teuta Koco mbeses se Teftes,permes emocionesh ajo u shpreh se deshiron te behet ambasadore e korces si gjyshja e saj por ne stil tjeter qe njerzit mos e ngaterojne. Pergatiti Egli Malesia |
| < Prev | Next > |
|---|