Infrastruktura ne Korce, investohen 14 projekte PDF Print E-mail
(3 votes)
Nga Vasjan Golka   
E Enjte, 5 Qershor
Qyteti i Korces ka pėrfituar 14 projekte te infrasktruktures se ujesjellesave dhe kanalizimeve. Lajmi eshte bere i ditur nga Bashkia e Korces e cila ka thene se behet fjale per 14 projekte me nje vlere te pėrgjithshme prej 230.232 milione leke. Me kete fond parashikohet te realizohen projektet e investimeve per ujesjellesa dhe kanalizime ne Pojan, Vreshtas, Bulgarec dhe Voskopoje. Ne kete menyre nje rendesi e vecante do ti jepet fshatit turistik te Voskopojes ku pritet te behet kanalizimi i ujrave te bardha dhe te zeza si dhe ndertimi i rrjetit te brendshem te shpėrndarjes se ujesjellesit te ketij fshati. Nje investim i tille pritet te shkoje ne vleren prej 39 milione lekesh cka do te sjelle edhe permiresimin e infrastruktures se brendshme te fshatit turistik.
 
< Prev   Next >