Mbyll

Miresevini ne KorcaJone.net

Kjo faqe eshte ndertuar per ti dhene nje identitet te ri qytetit te Korces, per ta sjelle qytetin dhe vlerat e tij, traditen, historine me prane jush . Per te percjelle te rejat qe shoqerojne jeten politike, ekonomike dhe sociale ne kohe reale. Per ta afruar Korcen me te rinjte dhe te rinjte me Korcen.  Ne kete faqe do te gjeni informacione nga fusha te ndryshme,Galeri fotografike,forum, ku keni mundesi  jo vetem te jepni mendimin tuaj mbi evenimente te rendesishme dhe problemet e qytetit, por edhe te jeni ne kontakt me qytetare korcare neper bote. KorcaJone. Net u jep nje hapersire te vecante te rinjve, shkollave e gjimnazeve te qytetit.
KorcaJone.net
Gjyqtari paditet per Mitmarrje. PDF Print E-mail
(9 votes)
Nga Fatjon Hoxhalli   
Monday, 15 October 2007

Korçë, gjyqtari u padit për mitmarrje!

Shpresa Milo që është lënë në burg pasi ka sulmuar gjyqtarin Maksim Dako, kishte denoncuar në prokurori për mitmarrje njeriun e drejtësisë. Të afërmit e Shpresa Milos thonë se konflikti ka marrë shkas nga një padi që e arrestuara ka bërë në fillim të muajit shtator, me anë të së cilës akuzonte  gjyqtarin Dako se i kishte kërkuar ryshfet. Vëllai i gruas 48-vjeçare thotë se Shpresa Mile është provokuar nga bashkëshortja e gjyqtarit, në një kohë që vuan nga depresioni. "Shpresa ka qëndruar për një kohë të gjatë përpara shtëpisë së gjyqtarit dhe aty është konfrontuar me bashkëshorten e tij", thotë,
Ilia Bicolli. Ai deklaron se motra e tij e kishte paditur gjyqtarin në prokurori pasi ai i kishte kërkuar para për një çështje gjyqësore. Pas kësaj padie, ndaj 48-vjeçares ka pasur kërcënime dhe presione të vazhdueshme dhe situata mes palëve është tensionuar më pas nga refuzimi i kërkesës për dëshminë e trashëgimisë.Kjo ka bërë që të afërmit të flasin dhe të tregojnë se në fakt 48-vjeçarja kishte depozituar më parë një padi, e cila është bërë edhe shkak për ndezjen e mëtejshme të mosmarrëveshjeve mes saj dhe familjes së gjyqtarit. Siç pohon vëllai, Ilia Bicolli, të afërmit e Shpresës kanë marrë shpesh telefonata nga gruaja e gjyqtarit, e cila sipas tyre ju ka bërë presion për tërheqjen e padisë. "Na ka thënë në telefon t‘i kërkojmë motrës të tërheqë padinë, sepse në rast të kundërt do të vepronte me të gjitha format", thotë vëllai,ku në shenjë hakmarrjeje gjyqtari i ka rrëzuar edhe kërkesën për të rishqyrtuar në gjykatë dëshminë e trashëgimisë.

Pergatiti Egli Malesia
 
< Prev   Next >