![]() |
Miresevini ne KorcaJone.net
![]() |
Miresevini ne KorcaJone.net
| Festohet e kremtja e Theofanise ne Korce |
|
|
|
| Nga Vasjan Golka | |
| Sunday, 06 January 2008 | |
Kjo festë mblodhi si cdo vit, në Korce, në katedralen “Ringjallja e Krishtit” qindra besimtarë orthodhoksë korcare dhe qytetarë të tjerë të ardhur nga rrethet dhe zonat perreth.Mes klerikëve dhe shumë besimtarëve ishte edhe Dhespoti Imzot Joani, i cili kryesoi Liturgjinë Hyjnore si edhe Shërbesën e Shenjtërimit të Ujit ose të quajtur ndryshe Ajazmës. Pas bekimit të ujit, klerikët dhe besimtarët u drejtuan me procesion te njeri prej shatervaneve ku u krye edhe rituali i hedhjes së kryqit.
Nje i ri nga Korca kapi i pari kryqin , duke marrë edhe bekimin e veçantë për këtë fillimvit. Kisha këtë ditë kremtoi Shfaqjen e Perëndisë në botë si Trini (Ati, Biri e Shpirti i Shenjtë) në momentin e Pagëzimit të Jisu Krishtit: Ati me anë të dëshmisë së Tij së lartazi: "Ky është biri im i dashur, në të cilin jam i kënaqur", Biri i Perëndisë i bërë njeri që po pagëzohet dhe Shpirti i Shenjte, duke zbritur në formë pëllumbi. |
| < Prev | Next > |
|---|