Publicitet

Hostuar ne:

Ditėt e Mios sjellin nė Korēė piktorė nga vende tė ndryshme tė botės. PDF Print E-mail
(2 votes)
Nga Vasjan Golka   
E Marte, 11 Nentor

40 piktorë të Kolonisë Ndërkombëtare të Piktorëve, fiksuan në telajot e tyre bukuritë natyrore të Korçës. Ky vit, shënoi edicionin e dytë të kolonisë “Ditët e Mios”.
Në mbrëmjen e datës 28 tetor, në Galerinë “Guri Madhi”, u çel ekspozita me punimet e këtyre piktorëve, të cilat u vlerësuan maksimalisht nga artdashësit e shumtë që vizituan këtë ekspozitë.Në të morën pjesë jo vetëm piktorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Greqia , por edhe piktorë nga vende të tjera të Europës. Për mjaft artistë dhe kritikë

arti, kjo ekspozitë shënoi një hop mjaft cilësor krahasuar me një vit më parë, duke krijuar kështu një traditë shumë të mirë për edicionet e tjera të
Kolonisë së Piktorëve.
Për piktorët, Korça mbetet një studio e madhe, me hapësira për t’u eksploruar,
befasuese për pasurinë që mbart, e cila është mjaft frymëzuese për
të ushtruar talentin e tyre.
Të frymëzuar nga ky terren, piktorët hodhën në telajot e tyre ndërtesat
karakteristike të Korçës, rrugicat e kalldrëmta, peisazhin e Moravës dhe të
fushës së Korçës, por edhe të rrethinave, Vithkuqit, Boboshticës, Voskopojës
e Drenovës, peizazhin e liqenit të Pogradecit.
Duke marrë shkas nga suksesi i Kolonisë së Piktorëve që mban emrin e
Mios, Drejtori i Qendrës Kulturore “V.Mio”, Vladimir Topi, prezantoi organizimin
në muajin dhjetor të këtij viti, të Konkursit Mbarëkombëtar i cili do
të mbajë gjithashtu emrin e piktorit korçar Vangjush Mio.
Për Kryetarin e Bashkisë, Kolonia e Piktorëve e cila është një traditë e
përvitshme e qytetit, jo vetëm mban gjallë artin dhe veçanërisht pikturën e
peizazhit, por ajo është një mënyrë për të promovuar nëpër botë, bukuritë
natyrore të qytetit të Korçës.
Ajo është njëkohësisht një mundësi, për të ballafaquar e stimuluar përvojat
mes artistëve të vendeve të ndryshme.

 
< Prev   Next >