![]() |
Miresevini ne KorcaJone.net
![]() |
Miresevini ne KorcaJone.net
| Title | Author |
| 100 Mije vete ne Korce. |
|
|
|
| Nga Fatjon Hoxhalli | |
| Tuesday, 28 August 2007 | |
|
Korcë- Mbi 100 mijë vetë kanë festuar për tre netë në festën e mrekullueshme të birrës në qytetin juglindor shqiptar. Ndërkaq kjo festë ka sjellë në Korcë mbi 30 mijë turistë, duke zgjuar më në fund jetën e këtij qyteti të përgjumur. E natyrisht për këtë atmosferë të pazakontë promotorja e gjithckaje është bashkia e cila ka marë njëherësh dhe falenderimet e qytetarëve të saj. “Korca, qyteti i festave”, tashmë nuk është një sllogan, por ajo që banorët e këtij qyteti janë duke përjetuar gjatë kësaj vere të mrekullueshme për ta. Merita për këtë zgjim të jetës së qytetarëve i takon në mënyrë të vecantë kryebashkiakut Niko Peleshi, I cili ka sjellë një atmosferë të vecantë në këtë qytet plot tradita dhe risi. Festa e Birrës është aktiviteteti që ka zgjatur për tre ditë në juglindje të vendit duke nisur nga e premtja deri të dielën, ndërsa ka mbajtur korcarët në alegri duke shijuar bashkë me birrën Korca dhe kërnackat e famshme të qytetit të tyre. E natyrisht mbrëmjeve që kanë nisur nga e premtja dhe kanë vazhduar deri të dielën në agim nuk iu mungoi muzika për asnjë cast. Kështu për tre netë me radhë korcarët por dhe mysafirët e shumtë vendasdhetë huaj bashkë me qindra emigrantë të ardhur enkas për festën e Birrës kanë shijuar birrën 80 vjecare dhe kanë kërcyer, në shoqërinë e këngëtarëve dhe grupeve me të njohura të vendit por dhe të Korcës. Nga Poni, Bojekn Lako, Laxarela, vëllezërit Stefi dhe Endri Prifti “Thë fish” etj,. Netët që kanë zgjatur deri në mëngjes kanë qënë të mbipopulluara, ndërsa dhe vetë kryebashkiaku Niko Peleshi thotë se dhe festa ia ka arritur qëllimit të saj. Madje sipas tij hotelet në Korcë janë të gjithë të zënë dhe numri i vizitorëve ka qënë më shumë se 30 mijë në 72 orë. Bashkia e qytetit në bashkëpunim me fondacionin”Kenedy” kanë menduar për cdo detaj të kësaj feste, ndërsa me qindra tavolina të ipmrovizuara janë kthyer në restorantin në natyrë të pjesmarësve të, ku dy firma të përpunimit të mishit si “Fiks” dhe “Tona” kanë menduar për pjesën tjetër që vjen pas birrës. Vetë qytetartë shprehen për gazetën “Zëri i Popullit’ të kënaqur madje nuk kanë humbur asgjë për të qënë sa më pranë kësaj atmosfere të vecantë dhe që dëshirojnë të përësëritet cdo vit. Ata falenderojnë në mënyrë të vecantë kryebashkiakun e tyre që e votuan me të drejtë më 18 shkurt i cili është duke e kthyer Korcën në një qytet aktraktiv dhe më shumë të vizitueshëm dhe me shumë festa e aktivitete kulturore. Festa e birrës e cila lidhet me një nga emrat më të njohura të birrës në vënd si “Birra Korca” e prodhuar nga viti 1928, do të kthehet në një traditë në Korcë na thotë dhe kryetari i bashkisë i cili e ka patur këtë një synim të tijj gjatë fushatës elektorale dhe që tanimë fare mirë mund të quhet një premtim i mbajtur. Festa e Birrës eshtë menduar të jetë pas festës së Shën Mërisë ku dhe prania e mijra emigrantëve do ti nxisë ata të rikthehen cdo vit më vendlindjen e tyre edhe për një motiv më tepër, se në Korcën ku këndohen mrekullisht serenatatat e dashurisë ka shumë festa. E tanimë ky qytet nuk e meriton vetëm të quhet qyteti i festave por dhe kryeqyteti i birrës natyrisht. |
| < Prev |
|---|