Skandal tek shkolla "Ymer Dishnica"

PDF Print E-mail
User Rating: / 7
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Thursday, 25 October 2007 09:03

Dhunohet zyra e sekretarisë në shkollën e mesme të përgjithshme "Ymer Dishnica" në Korçë.
Persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamin e dritares së jashtme të zyrës për të  hyrë brenda, por nga ekspertiza e mëvonshme e policisë ka rezultuar se asnjë dokument nuk ishte dëmtuar apo marrë aty. Policia po heton në disa pista, por ende nuk ka motive konkrete. Sipas saj mendohet se ndonjë person mund të ketë kryer ndonjë ndryshim në regjistrat e shkollës, por ky fakt pritet që të verifikohet në ditët e mëtejshme.

                                                             Pergatiti Egli Malesia