Klikoni ketu per te na ndihmuar
Rrezohet pr/buxheti i Korcës. |
|
|
|
| Written by Fatjon Hoxhalli | |||
| Wednesday, 04 February 2009 02:50 | |||
![]() Kryetari i Bashkisë së Korcës, përfaqësues i PS-së Niko Peleshi pohon se pr/buxheti i bashkisë për 2009 u rrëzua për shkak të mungesës së kuorumit. Në një intervistë telefonike për tv NEWS24 zoti Peleshi deklaroi se votimi i pr/buxhetit “mori doza politike për shkak të bashkimit të qëndrimit politik të PD-së dhe LSI-së. “Dy prej tre këshilltarëve të LSI-së nuk pranuan të bëheshin pjesë e votimit. Së bashku me përfaqësuesit e PD-së bojkotuan mbledhjen duke bërë që të humbte kuorumi për të votuar pr/ligjin”. Nga 35 anëtarë të këshillit Bashkiak, 18 anëtarë përfaqësues të PD-së dhe dy të LSI-së bojkotuan mbledhjen duke bërë që votimi të dështonte. Kryetari socialist i bashkisë së Korcës deklaron se vota kundër e LSI-së ishte e paralajmëruar “Dy përfaqësues të LSI-së, Petrit Vasili dhe dikush tjetër vizituan këtë fundjavë Korcën dhe kanë diskutuar mbi pr/buxhetin” Peleshi është i bindur se qëndrimi i këshilltarëve të LSI-së "ishte vetëm spekullim politik “ Pr/buxheti ka ardhur si rezultat i një bashkëpunimi gjatë gjithë vitit. Në rrëzimin e tij u reflektua qartë qëndrimi politik. Besoj se pr.buxheti do ta gjejë rrugën e miratimit pasi i besoj ndjenjës qytetare të këshilltarëve. Ky spekullim politik do të sjellë një reagim qytetar i cili do t’i rezistojë atij politik. LSI, Vasili: Nuk kemi deklaruar votën kundër Ora 13:00 Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar se projekt buxheti për Bashkinë e Korcës nuk u votua për shkak të shtyrjes së mbledhjes. Sipas Petrit Vasilit, votimi për buxhetin e Korcës ka dështuar, por kjo ka ndodhur për shkak se nuk kishte kuorum në sallë. 17 këshilltarët e partive të djathta braktisën që në fillim mbledhjen me arsyetimin se rendi i ditës ishte shumë i ngarkuar dhe buxheti duhet të shtyhej për një ditë tjetër. Ndërkohë Vasili ka thënë se LSI nuk ka deklaruar votën kundër në lidhje me këtë cështje. PS, Kodheli: Korca peng i interesave të oborrit të Metës Ora 12: 30 Partia Socialiste ka reaguar menjëhërë pas bojkotimit te mbledhjes së Këshillit bashkiak nga përfaqësuesit e LSI dhe PD-së. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të qytetit juglindor të Korcës ishte planifikuar sot të votohej projekt buxheti i bashkisë për vitin 2009. Partia Socialiste nëpërmjet zëdhënëses së kryesisë së kësaj partia Mimi Kodheli reagoi menjëherë duke akuzuar kryetarin e LSI-së Ilir Meta se po mban peng qytetarët e Korcës. “Sot është dita e bashkimit të ri për të ardhmen “ ka deklaruar Kodheli, ndërkohë që ka thekosi se “Meta ka vendosur sërish interesat e tij personale përpara atyre të qytetarëve ashtu sic bëri në Tiranë. Sipas Partisë Socialiste, “Ilir Meta nëpërmjet veprimeve të tilla ka konfirmuar se ka rizgjedhur sërish Berishën, Ashtu sic bëri në vitin 2005, dhe së bashku kanë rrëzuar interesat e qytetarëve të korcës”. Ndërkohë Kodheli ka thënë se Meta ka grisur sërish kontratën për koalicionin e 18 shkurtit.
|




