Paradë poezie në Qytetin e serenatave

PDF Print E-mail
User Rating: / 3
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Monday, 30 June 2008 16:56

Për dy ditë në qytetin e Korçës po vazhdon evenimenti kulturor “Netët e poezisë korcare”, ku marrin pjesë jo vetëm poetë nga Shqipëria por edhe nga vende të ndryshme të rajonit, si Kosova, Greqia, Bosnje-Hercegovina etj. Në çeljen e këtij evenimenti poeti i mirënjohur Skënder Rusi, poet korcar njëherësh edhe drejtor i bibliotekës ‘Thimi Mitko’, në Korçë, është shprehur se ‘Korça do të ngelet një nga tharmet e poezisë kombëtare në përgjithësi’.Në çeljen e ceremonisë të

‘Netëve të poezisë korçare’ ka përshëndetur pjesëmarresit edhe nënkryetari i Bashkisë Sotiarq Filo, i cili ka theksuar se Bashkia do të mbështetsë evenimente të tilla të cilat i kalojnë përmasat e qytetit të Korçës.Poetët në formën e një parade kanë përcjellë pjesë ngqa krijimtaria e tyre duke i interpretuar ato në mnyrë artistike ndërkohë që është vlerësuar deri tani shkrimtari Hamza Koçiu si një nga pjesëmarrësit më të hershëm të netëve të poezisë korçare. Është ky edicioni i 10-të i këtij evenimenti kulturor ku pritet që poetët që do të vlerësohen si më të mirtë të mbjellin në mënyrë simbolike edhe nga një pemë e cila tashmë është unifikuar në këtë eveniment.