Klikoni ketu per te na ndihmuar


Mjaft: Deklarate per Shtyp

PDF Print E-mail
User Rating: / 2
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Saturday, 17 January 2009 22:19

Deklarate per Shtyp

Levizja Mjaft Korce

 
Date 16.01.2009

 

Levizja Mjaft! ka reaguar disa muaj me pare lidhur me gjendjen e mjerueshme  te"Ish Konviktit te Shkolles se Ndertimit" ne qytetin e Korces, si nje nga godinat me te amortizuara dhe te lena pas dore nga pushteti lokal dhe ai qendror, duke kerkuar zgjidhjen imediate te tij.

Kjo godine strehon rreth 100 familje brenda saj, te cilat vazhdojne te jetojne me friken se ajo do te shembet nga dita ne dite.

Jane keto familje, te cilat per 18 vjet me radhe kane jetuar dhe vazhdojne te jetojne ne kete gjendje te mjerueshme, ku mungojne dhe kushtet me minimale te jeteses.

Jane keto familje te cilat per 18 vjet me rradhe nuk kane marre asgje me teper se sa premtime fushatash elektorale mbi nje zgjidhje sa me te shpejte te ketij problemi. Jane po keto familje qe ne prag fushatash elektorale shfrytezohen maksimalisht nga partite politike duke u bere kauza e tyre per mbledhjen e votave.

 

I bejme thirrje Bashkise dhe Keshillit Bashkiak Korce,  te pershpetojne procedurat per zgjidhjen e problemit te strehimit te ketyre familjeve jo vetem duke I dhene nje zgjidhje afatshkurter dhe te perkoheshme, sic eshte rikonstruktimi I pjesshem I saj,I cili eshte konsideruar nga ekspertet si I  pamundshem, por  duke zgjidhur njehere e pergjithmone ceshtjen e strehimit te ketyre familjeve.

 

Ne te njejten kohe, u bejme thirje te gjitha forvcave politike, qe te mos e kthejne kete ceshtje, ne nje ceshtje politike per perfitime elektorale, por te japin koontributin e tyre ne zgjidhjen e problemit te ketyre njerezve te cilet rrezikojne dita dites jeten e tyre duke banuar ne kete godine.

 

Levizja Mjaft do te vazhdoje te ndjeke kete ceshtje deri ne zgjidhjen perfundimtare te saj, ne menyre qe keto familje te mos mbeten peng I premtimeve elektorale te njeres parti apo tjetres.