|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Thursday, 19 June 2008 19:08 |
|
Ndonëse duhen edhe disa ditë që të celet zyrtarisht sezoni turistik në Korcë bashkia e qytetit është në përgatitjet e saj të fundit, ndërsa do të jenë plot 50 aktivitete që do të zgjojnë më shumë dëshirën për të qënë vizitorë në këtë qytet. Kryebashkiku i Korcës Niko Peleshi thotë se gjithkush duhet të vizitojë këtë qytet pasi ofron shumë mundësi,
ndërsa festimet në të do të jenë të shumta si rrallë më parë. Gjatë këtij viti mendohet që të vijnë mbi 100 mijë vizitorë në Korcë për të marrë pjesë në festën e birrës, apo dhe festime të tjera që bashkia ka zgjedhur për të tërhequr. Vizitorët në këtë qytet përvec emërtimit si qytet i serenatave tashmë mund ta identifikojnw fare mirë si qyteti i festave, por dhe i muzeumeve të shumtë , si Muzeu i Artit Mesjetar, Shkollën e Parë Shqipe, Tumën e Kamenicës, Muzeun Arkeologjik etj. Në morinë e festave krejt e vecantë wshtw dhe festa e lakrorit. Kështu arti i guzhinës do të jetë prezent por me një gatim tërësisht tradicional të kësaj zone sic është lakrori. Sezoni që celet në datën 21 qershor do të hapet me një koncert madhështor në shesh ku bashkia e qytetit ka ftuar artistë të njohur të skenave për të sjellë alegrinë dhe muzikën që janë pjesë e qytetit.
|