Klikoni ketu per te na ndihmuar


Konflikti Bashki-OSSH, lë pa drita rrugët e qytetit

PDF Print E-mail
User Rating: / 1
PoorBest 
Written by Vasjan Golka   
Saturday, 26 September 2009 04:18

Konflikti i krijuar prej disa ditësh ndërmjet Bashkisë së Korcës dhe OSSH-së ka lënë në errësirë të plotë rrugët kryesore dhe dytësore të qytetit nga qendra deri në periferi. Shkak i kësaj situate ka qenë mospagimi i faturave të energjisë elektrike prej 3 muajsh nga ana e Bashkisë. Ky debit ka detyruar OSSH të ndërpresë energjinë në rrugët e qytetit. Nënkryetari i Bashkisë së Korcës, Sotiraq Filo tregon se situata kaotie e krijuar në qytet ka ardhur si rezlutat i vendosjes së faturave afrofe nga ana e OSSH-së kundrejt këtij institucioni, kur këto shpenzime sipas tij, janë shumë herë më të vogla.

Filo i ka bërë thirrje OSSH-së të lejojë ndriçimin e qytetit, ndërsa bën të ditur se për faturat e papaguara do të jetë gjykata ajo që do të vendosë.

Ndërkohë deri në zgjidhje të situatës, qytetarëve të Korcës do tu duhet të rrinë në errësirë edhe pse janë taksapagues të rregullt.