|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Wednesday, 20 January 2010 01:56 |
Karta 16/24 prezantohet para një auditori të gjerë me të rinj të kësaj moshe në një nga sallat e Bibliotekës "Thimi Mitko". I pranishëm në këtë takim ishte edhe Kryetari i Bashkisë Niko Peleshi, i cili bashkëbisedoi me të rinjtë për rëndësinë e kësaj karte dhe përfitimet që kanë të rinjtë prej saj. Janë 19 institucione publike e private, të cilët kanë mbështetur nismën e Bashkisë për të orfuar shërbim me ulje cmimesh për të rinjtë e kësaj moshe. Të rinjtë e pajisur me Kartën 16/24, do të mund të përfitojnë ulje çmimesh nga 15% deri në 50% për transportin urban, hyrjen në Teatër, Stadium, Kinema, Bare, Restorante,Laboratore Fotografike, njësi të tregëtimit të Materialeve Shkollore etj.
Bashkia e Korcës inicion këtë projekt të rëndësishëm për të përfshirë dhe gjallëruar jetën sociale e kulturore të të rinjve të qytetit, qoftë këta studentë, të punësuar apo të papunë duke i motivuar për të qenë sa më aktivë në qytetin tonë. Të rinjtë e pajisur me kartën 16/24 do të jenë pjesë e rrjetit më të rëndësishëm rinor në qytetin tonë.
|