|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Thursday, 20 November 2008 00:23 |
 KORCE-Bie
bora e pare për këtë vjeshtë të vonë ne qarkun e Korcës. Në zonat
malore ka nisur që gjatë natës duke mbuluar të gjitha faqet e maleve me
një shtresë deri në 5 cm, ndërsa në qytetet si Korcë, Pogradec, Kolonjë
dhe Devoll, fjollat e para të borës kanë filluar në mëngjes herët, duke
krijuar një shtresë jo më shumë se 3 cm. Shtabi i Emergjencës i
mbledhur në prefekturën e Korcës njofton se nuk ka zona problematike
dhe se situata shfaqet normale. Po ashtu nuk është krijuar problem në
rrugët kombëtare apo ato dytësore. Sipas informacioneve nga prefektura
e Korcës, automjetet lëvizin lirisht në të gjithë zonën, edhe në zonat
e thella malore.
|
|
|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Saturday, 15 November 2008 04:55 |
|
Mbi 100 banorë që jetojnë në një konvikt në Korçë prej më shumë se 15 vitesh ndihen të kërcënuar nga ndërtesa qe rrezikon të rrëzohet. Lëvizja “Mjaft” kërkon shembjen e kësaj godine. Pas tragjedisë së Gjirokastrës këmbanat e alarmit janë duke rënë në çdo skaj të vendit, aty ku dhe dhjetra banesa sociale janë në rrezik shembje. Godina e shpallur si e pabanueshme edhe nga specialistët korçarë gjendet në afërsi të shkollës “Demokracia” në këtë qytet.
|
|
Read more... [Konvikti me 100 banorë në rrezik shembjeje]
|
|
Written by Vasjan Golka
|
|
Tuesday, 11 November 2008 21:24 |
|
40 piktorë të Kolonisë Ndërkombëtare të Piktorëve, fiksuan në telajot e tyre bukuritë natyrore të Korçës. Ky vit, shënoi edicionin e dytë të kolonisë “Ditët e Mios”.
Në mbrëmjen e datës 28 tetor, në Galerinë “Guri Madhi”, u çel ekspozita me punimet e këtyre piktorëve, të cilat u vlerësuan maksimalisht nga artdashësit e shumtë që vizituan këtë ekspozitë.Në të morën pjesë jo vetëm piktorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Greqia , por edhe piktorë nga vende të tjera të Europës. Për mjaft artistë dhe kritikë
|
|
Read more... [Ditët e Mios sjellin në Korçë piktorë nga vende të ndryshme të botës.]
|
|
|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Tuesday, 11 November 2008 03:00 |
|
Konflikti midis Mitropolisë Korçë dhe Bashkisë po mban të bllokuar për gati një vit punimet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare "Sevasti Qirjazi", duke bërë që 800 nxënës të kësaj të fundit të shpërndahen nëpër shkollat e tjera të qytetit. Sipas konfirmimeve për Gazetën, ky konflikt që rrezikon të digjen dhe 50 milionë lekë, është i hershëm, por që 10 muaj më parë çoi në bllokimin e plotë të punës. Edhe pse bashkia u tërhoq, ndryshoi projektin, u dha klerikëve sipërfaqen e pretenduar në fillim, problemi nuk po gjen zgjidhje.
|
|
Read more... [Korcë, Kisha nuk lejon ndërtimin e shkollës]
|
|
Written by Vasjan Golka
|
|
Tuesday, 21 October 2008 16:01 |
|
Për herë të parë është zgjedhur qyteti i Korçës për t’u mbajtur aktiviteti i rëndësishëm ndërkombëtar, “Festivali Global i Paqes” për herë të parë është mbajtur në qytetin e Korçës.
“Njerëzimi një familje, bota një shtëpi” është slogani dhe lajtmotivi i veprimtarisë me përmasa të mëdha zhvilluar në qytetin e Korçës, në të cilin kanë marrë pjesë personalitete të shumta nga vendi dhe bota.
|
|
Read more... [Festivali Global i Paqes, për herë të parë në Korçë]
|
|
|
|
|
<< Start < Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>
|
|
Page 5 of 15 |