Sondazh

A mendoni se duhet miratuar Masterplani i Qendres se Korces?



Lajmet e Fundit

Studimi i Qendrës së Qytetit, -Shpallet Konkursi Ndërkombëtar

PDF Print E-mail
User Rating: / 5
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Thursday, 16 April 2009 02:26

 Sot fillojmë një kapitull të ri, i cili do të vendosë përfundimisht shinat për Korçën e ardhshme në pikëpamjen e urbanistikës dhe arkitekturës, pasi kontakti më i rëndësishëm dhe imazhi i qytetit është qendra. Qendrat nuk janë thjesht një kompleks ndërtimesh, ato kanë brenda filozofinë dhe shpirtin e njeriut“, -është shprehur Kryebashkiaku Peleshi.

Kjo zonë është hapësira kryesore publike e grumbullimeve masive për të gjithë korçarët, një objekt parësor për turistët, dhe një vend historik për qytetin.

Studimi i Qendrës së qytetit është pjesë e përpjekjeve të Bashkisë për të zbukuruar dhe restauruar hapësirat publike, për të kultivuar një kuptim të ri të krenarisë qytetare tek korçarët dhe për të frymëzuar gjeneratën pasardhëse për ta zhvilluar më tej këtë qytet.

 

Read more... [Studimi i Qendrës së Qytetit, -Shpallet Konkursi Ndërkombëtar]
 

Mjaft Korce 5 Vjet

PDF Print E-mail
User Rating: / 3
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Sunday, 05 April 2009 19:43

Mjaft Korce Feston 5 vjetorin e krijimit me date 11 prill 2009 ne Bar Secret.

 

5 VJET M undim
5 VJET J ete
5 VJET A ngazhim
5 VJET F orce
5 VJET T olerance

 

C.q.t Party ne Korce.

PDF Print E-mail
User Rating: / 6
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Tuesday, 03 March 2009 14:43
Diten e premte me date 06 mars 2009 ne "Prestige Dance Club" Korce ora20:30 KorcaJone.net dhe Levizja Mjaft organizojne nje feste nenformatin me fantastik dhe agresiv "C.q.t Party"
Jeni te ftuar te provoni eksperiencen e nje feste ndryshe nga te tjerat.
Kontakt :
Cel: 0692273917
Cel: 0672199113
 

Rrezohet pr/buxheti i Korcës.

PDF Print E-mail
User Rating: / 3
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Wednesday, 04 February 2009 03:50
Kryetari i Bashkisë së Korcës, përfaqësues i PS-së Niko Peleshi pohon se pr/buxheti i bashkisë për 2009 u rrëzua për shkak të mungesës së kuorumit. Në një intervistë telefonike për tv NEWS24 zoti Peleshi deklaroi se votimi i pr/buxhetit “mori doza politike për shkak të bashkimit të qëndrimit politik të PD-së dhe LSI-së.
“Dy prej tre këshilltarëve të LSI-së nuk pranuan të bëheshin pjesë e votimit. Së bashku me përfaqësuesit e PD-së bojkotuan mbledhjen duke bërë që të humbte kuorumi për të votuar pr/ligjin”.
Nga 35 anëtarë të këshillit Bashkiak, 18 anëtarë përfaqësues të PD-së dhe dy të LSI-së bojkotuan mbledhjen duke bërë që votimi të dështonte.
Kryetari socialist i bashkisë së Korcës deklaron se vota kundër e LSI-së ishte e paralajmëruar “Dy përfaqësues të LSI-së, Petrit Vasili dhe dikush tjetër vizituan këtë fundjavë Korcën dhe kanë diskutuar mbi pr/buxhetin”


Read more... [Rrezohet pr/buxheti i Korcës.]
 

Korca thyen tabutë, zgjedh mbretëreshën e bukurisë

PDF Print E-mail
User Rating: / 18
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Wednesday, 04 February 2009 03:39
KORCE-Fundviti i ftohtë në këtë prag festash ka gjetur “shërimin” e tij gati magjik në juglindje. Është pikërisht vajza më e bukur e qytetit të serenatave e cila rezatoi në skenën e teatrit “Andon Zako Cajupi”. “Mis Korça 2008” është spektakli më pikant dhe më i madhi i fundvitit në qytetin juglindor, i sjellë ndryshe dhe pas tre vjetësh shkëputje. E humbur tre vjet më parë kurora e Mis Korçës, mbrriti më e bukur se kurrë në këtë e
veniment, për të vezulluar në kokën e 17 vjeçares Lorela Tuke. Spektakli i bukurisë për të arritur në finalizmin e tij pati një rrugë megjithëse të shkurtër prej afro një muaji tepër të vështirë. Stafi realizues i tij u përball me tabutë tradicionale të mbylljes së bukurisë prapa dyerve dhe kangjellave korçare pse jo, por edhe të ndonjë shkolle të qytetit nga drejtuesit e saj. Pas përzgjedhjes së 35 bukurosheve arritën në finale 15 prej tyre, duke u shfaqur më të bukura se kurrë në natën finale të spektaklit. E veçanta e “Mis Korça 2008” ishte drejtimi i shkëlqyer i gazetares Albana Çakshiri e cila u shfaq ndryshe. Megjithëse për herë të parë në skenë Çakshiri u prezantua si një drejtuese profesioniste jashtë gjithë steriotipeve dhe imazheve që po mërzitin spektatorin. Ne fund pas shumejuria vendosi të shpallë fituese Mis Korça 2008 gjimanzisten Lorela Tuke, shoqëruese e parë e saj u shpall Ertemjona Mejdani, ndërsa vend i shoqërueses së dytë i takoi Helana Sarollit.

 
<< Start < Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>

Page 3 of 15