Lajmet e Fundit

Mjaft Korce 5 Vjet

PDF Print E-mail
User Rating: / 2
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Sunday, 05 April 2009 19:43

Mjaft Korce Feston 5 vjetorin e krijimit me date 11 prill 2009 ne Bar Secret.

 

5 VJET M undim
5 VJET J ete
5 VJET A ngazhim
5 VJET F orce
5 VJET T olerance

 

C.q.t Party ne Korce.

PDF Print E-mail
User Rating: / 6
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Tuesday, 03 March 2009 14:43
Diten e premte me date 06 mars 2009 ne "Prestige Dance Club" Korce ora20:30 KorcaJone.net dhe Levizja Mjaft organizojne nje feste nenformatin me fantastik dhe agresiv "C.q.t Party"
Jeni te ftuar te provoni eksperiencen e nje feste ndryshe nga te tjerat.
Kontakt :
Cel: 0692273917
Cel: 0672199113
 

Rrezohet pr/buxheti i Korcës.

PDF Print E-mail
User Rating: / 3
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Wednesday, 04 February 2009 03:50
Kryetari i Bashkisë së Korcës, përfaqësues i PS-së Niko Peleshi pohon se pr/buxheti i bashkisë për 2009 u rrëzua për shkak të mungesës së kuorumit. Në një intervistë telefonike për tv NEWS24 zoti Peleshi deklaroi se votimi i pr/buxhetit “mori doza politike për shkak të bashkimit të qëndrimit politik të PD-së dhe LSI-së.
“Dy prej tre këshilltarëve të LSI-së nuk pranuan të bëheshin pjesë e votimit. Së bashku me përfaqësuesit e PD-së bojkotuan mbledhjen duke bërë që të humbte kuorumi për të votuar pr/ligjin”.
Nga 35 anëtarë të këshillit Bashkiak, 18 anëtarë përfaqësues të PD-së dhe dy të LSI-së bojkotuan mbledhjen duke bërë që votimi të dështonte.
Kryetari socialist i bashkisë së Korcës deklaron se vota kundër e LSI-së ishte e paralajmëruar “Dy përfaqësues të LSI-së, Petrit Vasili dhe dikush tjetër vizituan këtë fundjavë Korcën dhe kanë diskutuar mbi pr/buxhetin”


Read more... [Rrezohet pr/buxheti i Korcës.]
 

Korca thyen tabutë, zgjedh mbretëreshën e bukurisë

PDF Print E-mail
User Rating: / 18
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Wednesday, 04 February 2009 03:39
KORCE-Fundviti i ftohtë në këtë prag festash ka gjetur “shërimin” e tij gati magjik në juglindje. Është pikërisht vajza më e bukur e qytetit të serenatave e cila rezatoi në skenën e teatrit “Andon Zako Cajupi”. “Mis Korça 2008” është spektakli më pikant dhe më i madhi i fundvitit në qytetin juglindor, i sjellë ndryshe dhe pas tre vjetësh shkëputje. E humbur tre vjet më parë kurora e Mis Korçës, mbrriti më e bukur se kurrë në këtë e
veniment, për të vezulluar në kokën e 17 vjeçares Lorela Tuke. Spektakli i bukurisë për të arritur në finalizmin e tij pati një rrugë megjithëse të shkurtër prej afro një muaji tepër të vështirë. Stafi realizues i tij u përball me tabutë tradicionale të mbylljes së bukurisë prapa dyerve dhe kangjellave korçare pse jo, por edhe të ndonjë shkolle të qytetit nga drejtuesit e saj. Pas përzgjedhjes së 35 bukurosheve arritën në finale 15 prej tyre, duke u shfaqur më të bukura se kurrë në natën finale të spektaklit. E veçanta e “Mis Korça 2008” ishte drejtimi i shkëlqyer i gazetares Albana Çakshiri e cila u shfaq ndryshe. Megjithëse për herë të parë në skenë Çakshiri u prezantua si një drejtuese profesioniste jashtë gjithë steriotipeve dhe imazheve që po mërzitin spektatorin. Ne fund pas shumejuria vendosi të shpallë fituese Mis Korça 2008 gjimanzisten Lorela Tuke, shoqëruese e parë e saj u shpall Ertemjona Mejdani, ndërsa vend i shoqërueses së dytë i takoi Helana Sarollit.

 

Kori "Lyra" në CD

PDF Print E-mail
User Rating: / 20
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Thursday, 22 January 2009 06:16

Si një nismë e Qendrës Kulturore “Vangjush Mio”, me mbështetjen e plotë të Bashkisë Korçë dhe bashkëpunimin e kompanisë diskografike Eurostar, u arrit të realizohen 2 CD me këngë të zgjedhura nga repertori i Korit “Lyra”.
Kori “Lyra”është një vlerë e pacmuar e kulturës korcare dhe njëherësh një vlerë identifikuese e traditës muzikore të qytetit tonë .Përmbledhja në CD e repertorit të  Korit “Lyra” është  një mundësi për të shfaqur vlerat e tij më të mira dhe një souvenir i bukur nga Korça e serenatave dhe këngëve qytetare.

 
<< Start < Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>

Page 3 of 15