|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Wednesday, 20 January 2010 01:56 |
Karta 16/24 prezantohet para një auditori të gjerë me të rinj të kësaj moshe në një nga sallat e Bibliotekës "Thimi Mitko". I pranishëm në këtë takim ishte edhe Kryetari i Bashkisë Niko Peleshi, i cili bashkëbisedoi me të rinjtë për rëndësinë e kësaj karte dhe përfitimet që kanë të rinjtë prej saj. Janë 19 institucione publike e private, të cilët kanë mbështetur nismën e Bashkisë për të orfuar shërbim me ulje cmimesh për të rinjtë e kësaj moshe. Të rinjtë e pajisur me Kartën 16/24, do të mund të përfitojnë ulje çmimesh nga 15% deri në 50% për transportin urban, hyrjen në Teatër, Stadium, Kinema, Bare, Restorante,Laboratore Fotografike, njësi të tregëtimit të Materialeve Shkollore etj.
Bashkia e Korcës inicion këtë projekt të rëndësishëm për të përfshirë dhe gjallëruar jetën sociale e kulturore të të rinjve të qytetit, qoftë këta studentë, të punësuar apo të papunë duke i motivuar për të qenë sa më aktivë në qytetin tonë. Të rinjtë e pajisur me kartën 16/24 do të jenë pjesë e rrjetit më të rëndësishëm rinor në qytetin tonë. |
|
|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Saturday, 12 December 2009 17:45 |
|

Për herë të parë në Shqipëri një pistë patinazhi në qendër të qytetit të Korçës. Ju garantojmë një kënaqësi të nxehtë dimërore! Mos mungoni në qytetin e festave! |
|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Saturday, 12 December 2009 17:37 |
 Pjesa qëndrore e qytetit të Korçës kompletohet me tabelat e emërtimit të rrugëve. Pas përfundimit të procesit të ëmërtimit dhe numërtimit të rrugëve nga Drejtoria e Planifikimit Hapësinor dhe Projekteve në Bashkinë Korçë, me një fond nga të ardhurat e veta, Bashkia përfundoi vendosjen e kësaj sinjalistike në Lagjet 11 e 12 të qytetit që përfshihen në Unazën e Vogël.Tabelat floreshente, të një standarti shumë të lartë respektojnë kërkesat e Kodit Rrugor, dhe kuadrit ligjor. Ato kanë hijeshuar pamjen e rrugëve e bulevardeve duke lehtësuar ndjeshëm edhe nevojat e qytetarëve. Vendosja e tabelave të emërtimit të rrugëve në pjesën tjetër të qytetit, do të bëhet me një fond të Bankës Botërore, i cili pritet të tenderohet shumë shpejt dhe brenda vitit 2010 e gjithë Korça do të kompletohet me këtë sistem të ri, ku përfshihet edhe numërtimi i banesave edhe në zonat informale. |
|
|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Thursday, 08 October 2009 20:53 |
|
Korçë - Liberalizimi i vizave do të përjetohet më parë nga banorët e qarkut juglindor të vendit. Këtë e ka bërë të ditur Konsulli i Përgjithshëm grek në Korçë, i emëruar vetëm pak ditë më parë gjatë një takimi me drejtuesit e Këshillit të Qarkut. Sipas tij, Shqipëria është shumë pranë realizimit në praktikë të lëvizjes së lirë në shtetet e Bashkimit Europian, por më herët do të kenë mundësinë të shohin efektet e kësaj lëvizjeje banorët e Qarkut të Korçës.
|
|
Read more... [Ikonomou: “Liberalizimi i vizave do të nisë nga Qarku i Korçës”]
|
|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Saturday, 26 September 2009 12:38 |
|
Sot në Ditën Botërore pa Makina, prej orës 13.00 deri në orën 13.30 Bulevard "Shën Gjergji" u bë i pakalueshëm për makinat, duke ia lënë të gjithë hapësirën këmbësorëve dhe biçikletarëve. Fëmijët e vegjël të kopshteve dhe të shkollave të qytetit, kanë shëtitur në mënyrë simbolike me biçikletat e tyre. Ashtu si çdo vit më 22 Shtator, me moton "Në qytet pa makinën time", Bashkia e qytetit të Korçës fton të rinjtë dhe të gjithë komunitetin, të sensibilizohen në lidhje me mjedisin dhe rëndësinë jetike të ajrit të pastër.
Veprimtaria u organizua në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale.
|
|
|
|
|
<< Start < Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>
|
|
Page 1 of 15 |