Klikoni ketu per te na ndihmuar


Dita Botërore pa Makina -thirrje për një mjedis më të pastër

PDF Print E-mail
User Rating: / 4
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Saturday, 26 September 2009 12:38

Sot në Ditën Botërore pa Makina, prej orës 13.00 deri në orën 13.30 Bulevard "Shën Gjergji" u bë i pakalueshëm për makinat, duke ia lënë të gjithë hapësirën këmbësorëve dhe biçikletarëve. Fëmijët e vegjël të kopshteve dhe të shkollave të qytetit, kanë shëtitur në mënyrë simbolike me biçikletat e tyre. Ashtu si çdo vit më 22 Shtator, me moton "Në qytet pa makinën time", Bashkia e qytetit të Korçës fton të rinjtë dhe të gjithë komunitetin, të sensibilizohen në lidhje me mjedisin dhe rëndësinë jetike të ajrit të pastër.

Veprimtaria u organizua në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale.