Lajme

Korce, Baby gang

PDF Print E-mail
User Rating: / 4
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Thursday, 04 December 2008 02:10
KORÇË- Vjedhjet nga minorenët janë kthyer në një shqetësim në juglindje. Një 12 vjeçar është arrestuar në flagrancë teksa ishte duke vjedhur një shtëpi në qytetin e Korçës, në të cilën ka rrëmbyer dhe një shumë të konsiderueshme të hollash. Burime të policisë së Korçës bëjnë të ditur për gazetën se 12- vjeçari me inicialet S.N. banor i lagjes 6 të qytetit ka shkuar në banesën e shtetasit Sotir L. dhe ka grabitur në të 1190 euro, si dhe 125 mijë lekë(të reja).
Read more... [Korce, Baby gang]
 

Bora e Pare ne Korce

PDF Print E-mail
User Rating: / 7
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Thursday, 20 November 2008 00:23
Bora e PareKORCE-Bie bora e pare për këtë vjeshtë të vonë ne qarkun e Korcës. Në zonat malore ka nisur që gjatë natës duke mbuluar të gjitha faqet e maleve me një shtresë deri në 5 cm, ndërsa në qytetet si Korcë, Pogradec, Kolonjë dhe Devoll, fjollat e para të borës kanë filluar në mëngjes herët, duke krijuar një shtresë jo më shumë se 3 cm. Shtabi i Emergjencës i mbledhur në prefekturën e Korcës njofton se nuk ka zona problematike dhe se situata shfaqet normale. Po ashtu nuk është krijuar problem në rrugët kombëtare apo ato dytësore. Sipas informacioneve nga prefektura e Korcës, automjetet lëvizin lirisht në të gjithë zonën, edhe në zonat e thella malore.
 

Konvikti me 100 banorë në rrezik shembjeje

PDF Print E-mail
User Rating: / 6
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Saturday, 15 November 2008 04:55

Mbi 100 banorë që jetojnë në një konvikt në Korçë prej më shumë se 15 vitesh ndihen të kërcënuar nga ndërtesa qe rrezikon të rrëzohet. Lëvizja “Mjaft” kërkon shembjen e kësaj godine. Pas tragjedisë së Gjirokastrës këmbanat e alarmit janë duke rënë në çdo skaj të vendit, aty ku dhe dhjetra banesa sociale janë në rrezik shembje. Godina e shpallur si e pabanueshme edhe nga specialistët korçarë gjendet në afërsi të shkollës “Demokracia” në këtë qytet.

Read more... [Konvikti me 100 banorë në rrezik shembjeje]
 

Ditët e Mios sjellin në Korçë piktorë nga vende të ndryshme të botës.

PDF Print E-mail
User Rating: / 4
PoorBest 
Written by Vasjan Golka   
Tuesday, 11 November 2008 21:24

40 piktorë të Kolonisë Ndërkombëtare të Piktorëve, fiksuan në telajot e tyre bukuritë natyrore të Korçës. Ky vit, shënoi edicionin e dytë të kolonisë “Ditët e Mios”.
Në mbrëmjen e datës 28 tetor, në Galerinë “Guri Madhi”, u çel ekspozita me punimet e këtyre piktorëve, të cilat u vlerësuan maksimalisht nga artdashësit e shumtë që vizituan këtë ekspozitë.Në të morën pjesë jo vetëm piktorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Greqia , por edhe piktorë nga vende të tjera të Europës. Për mjaft artistë dhe kritikë

Read more... [Ditët e Mios sjellin në Korçë piktorë nga vende të ndryshme të botës.]
 

Korcë, Kisha nuk lejon ndërtimin e shkollës

PDF Print E-mail
User Rating: / 5
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Tuesday, 11 November 2008 03:00

Konflikti midis Mitropolisë Korçë dhe Bashkisë po mban të bllokuar për gati një vit punimet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare "Sevasti Qirjazi", duke bërë që 800 nxënës të kësaj të fundit të shpërndahen nëpër shkollat e tjera të qytetit. Sipas konfirmimeve për Gazetën, ky konflikt që rrezikon të digjen dhe 50 milionë lekë, është i hershëm, por që 10 muaj më parë çoi në bllokimin e plotë të punës. Edhe pse bashkia u tërhoq, ndryshoi projektin, u dha klerikëve sipërfaqen e pretenduar në fillim, problemi nuk po gjen zgjidhje.

Read more... [Korcë, Kisha nuk lejon ndërtimin e shkollës]
 
<< Start < Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>

Page 3 of 10