|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Tuesday, 28 August 2007 06:49 |
|
Korcë- Mbi 100 mijë vetë kanë festuar për tre netë në festën e mrekullueshme të birrës në qytetin juglindor shqiptar. Ndërkaq kjo festë ka sjellë në Korcë mbi 30 mijë turistë, duke zgjuar më në fund jetën e këtij qyteti të përgjumur. E natyrisht për këtë atmosferë të pazakontë promotorja e gjithckaje është bashkia e cila ka marë njëherësh dhe falenderimet e qytetarëve të saj. “Korca, qyteti i festave”, tashmë nuk është një sllogan, por ajo që banorët e këtij qyteti janë duke përjetuar gjatë kësaj vere të mrekullueshme për ta. Merita për këtë zgjim të jetës së qytetarëve i takon në mënyrë të vecantë kryebashkiakut Niko Peleshi, I cili ka sjellë një atmosferë të vecantë në këtë qytet plot tradita dhe risi. Festa e Birrës është aktiviteteti që ka zgjatur për tre ditë në juglindje të vendit duke nisur nga e premtja deri të dielën, |
|
Read more... [100 Mije vete ne Korce.]
|
|
|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Friday, 20 July 2007 16:00 |
|
Bashkia Korce Jemi te lumtur te njoftojme se Bashkia Korce duke marre parasysh diskutimet e bera ne Korcajone.net dhe kerkesat e te rinjve korcare te shprehura ne nje nder temat e forumit pergjigjet ne ndihemen e rinise korcare. Falenderim i vecanate per Z.Niko Peleshi dhe mirenjohje ndaj vemendjes se treguar kundrejt nje rinie me deshire per te bashkepunuar . Le te jete ky fillimi i nje nisme te rendesishme dhe te dobishme per qytetin. Me konkretisht: Bashkia do te punesoje per periudhen 1 gusht - 30 Shtator rreth 30 studente qe do te punojne ne keto projekte: 1. Digitalizimi i Bibliotekes se qytetit 2. Hartimi i planit te veprimit per perhapjen e Teknologjive te Informacionit per qytetin e Korces. 3. Hartimi i studimit te fizibilitetit per nje Universitet te huaj privat (studim ky qe do te prezantohet ne panairin EXPOREAL ne Mynih ne daten 10 tetor 2007) 4. Ne mbeshtetje te drejtorise Juridike 5. Ne mbeshtetje te Drejtorise se Planifikimit Urban.
Ne panairin e punes qe zhvilluam ne bashkepunim me Mjaft, Dhomen e Tregtise, Gtz etj kemi marre rreth 45 aplikime. Jeni te mirepritur te dergoni shprehjen e interesit per keto pozicione, brenda dates 24.07.2007 ne adresen e e-mailit:
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it ose prane Bashkise Korce.
|
|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Friday, 13 July 2007 06:49 |
|
REPORTAZH
Ne Korce, aty ku u themelua shkolla e pare e shqiptareve. Veshtrim ne objektin historik, tashme germadhe, qe perballe kujteses se forte kombetare, sfidohet me shkaterrimin e kohes, shperfillur ca me fort nga autoritetet. Sepse ciceronet se paku duhet te jene krenare teksa u flasin turisteve nga vendi dhe bota, per perpjekjet e paepura atdhetare, “per pakez drite”
KORCE - Plot 120 vjet udhe te gjate dhe histori, duket se nuk jane pak per nje komb, i cili ka luftuar per germat e tij te dashura, per gjuhen pa te cilen nuk do te kishte as identitet, e thene ndryshe nuk do te ekzistonte. Dhe kete mundesi shqiptareve dhe kombit te vogel ne zemer te Evropes ia kane dhene patriotet e shquar korcare, por |
|
Read more... [Mesonjetorja e Pare, aty ku nisi te lexohej shqip]
|
|
|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Monday, 09 August 2004 09:30 |
|
Serenata mori krahë në vitet tridhjetë dhe pikërisht në Korçë. Përfytyroni ju lutemi Korçën e viteve tridhjetë. Me rrugë të pastra me kalldrëme me ato kangjellat plot dritë të pashterur me trëndafilat në pranverë, me studentet e liceut të ardhur nga gjithë Shqipëria, me festat e zhurmshme të Karnavaleve… Lëndina e Lotëve ishte atje, në fund… Natyrisht kishte edhe shumë shumë lotë por kjo lëndinë e kurbetllinjve korçarë që rrihnin tërë botën ishte edhe një port i madh i hapur për kulturat, për këngët, për qytetërimet, për fitoret dhe deziluzionet. Korça ishte e hapur për qytetërimet e huaja sepse asaj i dridhej qerpiku i bukur për qytetërimin e vet. Ajo kishte për vete një qytetërim të formuar me burimin ndoshta që tek Voskopoja e famshme dhe më tej nëpër shekujt. Mos harroni ju lutem për asnjë moment:
|
|
Read more... [Serenata Korcare]
|
|
Written by Vasjan Golka
|
|
Monday, 09 August 2004 09:30 |
|
Nga data 17-19 Gusht u organizua Festa e Birres ne Korce. Nje Feste qe nuk duhej humbur, pasi pervec shijes se Birra Korces do te kishit mundesine te ndiqnit dhe nje spektakel me kengetaret me te njohur te momentit. Mbi 10,000 pjesemarres shijuan prodhimet e Birra Korces dhe gatimet tradicionale korcare nen ritmet e muzikes vendase dhe te huaj. Nje spektakel i paharruar. Mos humbisni rastin te merrni pjese vitin tjeter ne kete feste te kthyer ne Tradite. |
|
|
|
|
<< Start < Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>
|
|
Page 9 of 10 |