|
Written by Vasjan Golka
|
|
Sunday, 27 June 2010 23:47 |
|
Aktori i mirënjohur Perika Gjezi ka humbur jetën sot në një aksident rrugor në Korçë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Voskopojë-Korçë, ku aktori Perika Gjezi është aksidentuar, për vdekje nga një makinë e tipit Land Rover, në vendin e quajtur Gjonomadh. Makina drejtohej nga Xhulian Islami 20 vjeç, me banim në Tiranë. Menjëherë policia mbërriti në vendngjarje nga ku nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e aksidentit.
Perika Gjezi ka lindur në vitin 1949 në qytetin e Korçës. Aktivizohet që në moshe shumë të re në trupën e teatrit amator të gjimnazit "Fauat Babani" në drejtimin e regjisorit dhe aktorit të mirënjohur Piro Mani. Në vitin 1965, gjatë kohës e gjimnazit, do të interpretojë edhe rolin e tij të parë në dramën "Tre të shtëna pushke" të Ibrahim Uruçit, të vënë në skenë nga trupa profesioniste e Teatrit "Andon Z. çajupi" të qytetit të Korçës.
Ai ka mbaruar në Institutin e Lartë të Arteve në degën e Aktrimit. Pas mbarimit të Institutit, rikthehet në qytetin e Korçës si aktor në Teatrin e këtij qyteti, nga ku ka interpretuar me dhjetëra role. Këtu mund të përmendim rolin e Edi Karbones në dramën "Pamje nga ura" e Milerit ose në dramën e Kasëm Trebeshinës "Histori dashurie".
Perika Gjezi ka interpretuar në mbi 15 role në kinematografi, ku 10 janë role kryesore. Roli i tij i parë do të jetë episodik, Demka, djalit të mullixhiut në filmin "I teti në bronx" me regji të Viktor Gjikës. Roli i tij i parë kryesor, do të jetë roli i komisarit në filmin "Shtigje lufte" të regjisorit Piro Milkani (Artist i Popullit) në vitin 1974, kur ai sapo ishte diplomuar. Më tej do të vazhdonin role të tjera si ai Gjergjit në filmin "Tokë e përgjakur", roli i Gjergjit në filmin" Nga mesi i errësirës", roli i mësues Naimit, në filmin "Balonat", roli i Elmazit, i plotfuqishmi i fshatit, në filmin "Asgjë nuk harrohet", Tahiri në filmin "Dasëm e çuditshme" etj.
|
|
|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Saturday, 27 March 2010 22:28 |
|
Besoj se te gjithe jeni ne dieni te sjelljes se turpshme te ushtareve greke, kur kendojne ne aktivitete zyrtare, si ajo e festimit te pavaresise se Greqise, kenge me permbajtje te theksuar racizmi: "grek lind e nuk behesh, degjoje kete o derr shqiptari" etj.
Le tu themi me krenari se ne jemi shqiptare dhe nuk duam te behemi kurre, greke apo dicka tjeter. KorcaJone.net ju fton te mbani kete status "Proud To Be Albanian" gjate gjithe fundjaves. Le te reagojme ne menyre paqesore. Kjo eshte ajo qe na diferencon.
Mos harroni ta dergoni kete email edhe ne miqte tuaj. Eventi ne Facebook
|
|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Wednesday, 20 January 2010 02:56 |
Karta 16/24 prezantohet para një auditori të gjerë me të rinj të kësaj moshe në një nga sallat e Bibliotekës "Thimi Mitko". I pranishëm në këtë takim ishte edhe Kryetari i Bashkisë Niko Peleshi, i cili bashkëbisedoi me të rinjtë për rëndësinë e kësaj karte dhe përfitimet që kanë të rinjtë prej saj. Janë 19 institucione publike e private, të cilët kanë mbështetur nismën e Bashkisë për të orfuar shërbim me ulje cmimesh për të rinjtë e kësaj moshe. Të rinjtë e pajisur me Kartën 16/24, do të mund të përfitojnë ulje çmimesh nga 15% deri në 50% për transportin urban, hyrjen në Teatër, Stadium, Kinema, Bare, Restorante,Laboratore Fotografike, njësi të tregëtimit të Materialeve Shkollore etj.
Bashkia e Korcës inicion këtë projekt të rëndësishëm për të përfshirë dhe gjallëruar jetën sociale e kulturore të të rinjve të qytetit, qoftë këta studentë, të punësuar apo të papunë duke i motivuar për të qenë sa më aktivë në qytetin tonë. Të rinjtë e pajisur me kartën 16/24 do të jenë pjesë e rrjetit më të rëndësishëm rinor në qytetin tonë. |
|
|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Saturday, 12 December 2009 18:45 |
|

Për herë të parë në Shqipëri një pistë patinazhi në qendër të qytetit të Korçës. Ju garantojmë një kënaqësi të nxehtë dimërore! Mos mungoni në qytetin e festave! |
|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Saturday, 12 December 2009 18:37 |
 Pjesa qëndrore e qytetit të Korçës kompletohet me tabelat e emërtimit të rrugëve. Pas përfundimit të procesit të ëmërtimit dhe numërtimit të rrugëve nga Drejtoria e Planifikimit Hapësinor dhe Projekteve në Bashkinë Korçë, me një fond nga të ardhurat e veta, Bashkia përfundoi vendosjen e kësaj sinjalistike në Lagjet 11 e 12 të qytetit që përfshihen në Unazën e Vogël.Tabelat floreshente, të një standarti shumë të lartë respektojnë kërkesat e Kodit Rrugor, dhe kuadrit ligjor. Ato kanë hijeshuar pamjen e rrugëve e bulevardeve duke lehtësuar ndjeshëm edhe nevojat e qytetarëve. Vendosja e tabelave të emërtimit të rrugëve në pjesën tjetër të qytetit, do të bëhet me një fond të Bankës Botërore, i cili pritet të tenderohet shumë shpejt dhe brenda vitit 2010 e gjithë Korça do të kompletohet me këtë sistem të ri, ku përfshihet edhe numërtimi i banesave edhe në zonat informale. |
|
|
|
|
<< Start < Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>
|
|
Page 1 of 10 |