Skënderbeu mund Dajtin, nis vrapin drejt superligës |
|
|
|
| Written by egli | |||
| Monday, 01 September 2008 13:44 | |||
|
Korçarët marrin 3 pikët e para ndaj kamzalinjve, ndërsa në fund ka pasur acarime të panevojshme .Trajner: A.Fështi. E ka nisur me fitore Skënderbeu kampionatin e kategorisë së parë, duke kaluar pengesën e parë, me emrin Dajti. Të besuarit e trajnerit Rrapo kanë fituar 2 1, por duhet thënë se kanë falur shumë përpara portierit Bendo. Shkëmbi dhe Tiko kanë qenë liderët e skuadrës korçare, ndërkohë që shiriti i kapitenit ka lakuar tek i pari. Përpara takimit është zhvilluar një ceremoni për startin e këtij edicioni, ku shkelmimin e topit e bëri veterani Ilia Roshanji. Skënderbeu ka luajtur në Bilisht për shkak të rikontruksionit të stadiumit, por takimin e kanë ndjekur qindra sportdashës korçarë. Ndeshja nis me raste për Skënderbeun dhe Tiko e Shkëmbi bëhen protagonistë në 5 6 raste të pastra. Ata gabojnë, ndërkohë që në disa raste shpëtimtar bëhet portieri Bendo. Në minutën e 31-të, kapiteni Shkëmbi e dërgon topin në rrjetë, pas një goditjeje dënimi në vijën e 16-metërshit. Një eurogol i vërtetë nga futbollisti korçar. Pas këtij goli zgjohen miqtë, por pa rrezikshmërinë e duhur. Pjesa e dytë nis me një ndërrim për miqtë, ndërsa korçarët sikur lëshojnë në lojën e tyre. Aktivizimi i Lleshit e rrit rrezikshmërinë e Dajtit, që tashmë luan me 3 sulmues. Ndoshta rënia e lojës në pjesën e dytë vjen edhe nga lodhja e korçarëve në fazën përgatitore. Me Skënderbeun është bashkuar në minutat e fundit edhe sulmuesi Gega, i federuar në minutat e fundit. Minutat e fundit të ndeshjes janë me emocione. Lezhjani Lika, 5 minuta para përfundimit të ndeshjes, pas një këndoreje, dyfishon shifrat. Ku korçarët po gëzonin për fitoren, Lleshi shënon për Dajtin golin e nderit, por nuk ka më kohë dhe Skënderbeu fiton 2-1. Pas përfundimit të ndeshjes ka një acarim mes Çajkut dhe Xhixhës, por situata kaotike normalizohet shpejt, pas ndërhyrjes së forcave të rendit. Një fitore premtuese për Skënderbeun, që ka nisur tashmë “vrapin” drejt superligës. Thanë pas ndeshjes
|




