|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Tuesday, 30 November 1999 00:00 |
Skënderbeu
kryesues fitoi 2-1 në transfertë me Turbinën, dhe pas humbjes 3-2 të
Gramozit në Pogradec, tashmë pas javës së 12-të Kategorisë së Parë, ka
siguruar një avantazh prej 5 pikësh nga kolonjarët e vendit të dytë (24
pikë). Dy skuadrat kryesuese, gjithsesi, janë të shkëputura nga
skuadrat e zonës së play-out, Laçi e Kastrioti (të dyja nga 20 pikë).
Fitore në transfertë ishin dhe ato të Kastriotit me Adën (0-1),
Skraparit me Naftëtarin në Kuçovë (0-1) në debutimin e Edmond Dalipit
si trajner i skraparllinjve. Edhe Besëlidhja iu rikthye fitores, duke
mposhtur 3-2 Dajtin. I vetmi barazim i kësaj jave ishte ai midis
Luftëtarit e Bilishtit (2-2).
|