Rikthehet Tiko, korçarët duan 3 pikë me Dajtin |
|
|
|
| Written by Fatjon Hoxhalli | |||
| Wednesday, 04 February 2009 03:06 | |||
![]() Sulmuesi është bashkuar me ekipin, ndërsa trajneri Fortuzi dhe të tijtë janë optimistë për ndeshjen e nesërme Sulmuesi korçar, Ligoraq Tiko, nesër do të jetë në fushë fushë që nga minuta e parë. Ky është pohimi i drejtuesve të ekipit, të cilët kanë zgjidhur tashmë mosmarrëveshjet. Tiko është bashkuar me ekipin dhe po mendon vetëm për ndeshjen e nesërme me Dajtin. Dihet që ai është një nga lojtarët më të mirë të Skënderbeut dhe gjatë fazës së parë ishte golashënuesi më i mirë i ekipit, me 6 gola. Bashkë me të, në sulmin korçar do të jetë nesër titullar nigeriani Toçuku, i cili ka premtuar se do të shënojë, ndërkohë që pas tyre do të jetë kapiteni Bledi Shkëmbi.
Të gjithë janë të fokusuar te ndeshja me Dajtin, që është një provë për korçarët kryesues. Trajneri Indrit Fortuzi do të përpiqet të debutojë me fitore, duke treguar kështu se Skënderbeu shumë shpejt do të jetë pjesë e superligës. Për ndeshjen e nesërme, në radhët e kuqebardhëve nuk pritet të ketë shumë ndryshime. Titullarë do të jenë ata që luajtën që në miqësoren e fundit me Pojanin. Edi Çajku, një titullar i padiskutueshëm në mesfushën korçare, për ndeshjen me Dajtin në veçanti dhe fazën e dytë në përgjithësi, u shpreh: “Skënderbeu ka për detyrë të ruajë vendin e parë. Po ta thellonim diferencën, do të ishte më mirë, sepse do ta siguronim superligën para kohe. Me afrimin e Lakos, Toçukut dhe Ametlliut, Skënderbeu është bërë më i fortë. Me Dajtin do të tregojmë se jemi kryesues dhe të tillë do të mbetemi deri në fund. Eshtë një ndeshje e vështirë, që kërkon maksimumin nga çdo lojtar i Skënderbeut. Jam në gjendje shumë të mirë dhe dua të jap më të mirën për ekipin. Ardhja e trajnerit Fortuzi ka sjellë një mendësi të re në ekip dhe ne i kemi mundësitë të marrim pikët maksimale në çdo ndeshje. Parashikoj një fazë të dytë shumë të fortë, por për kreun nuk ka dyshime, ai i takon vetëm Skënderbeut.” Trajneri i ri, Indrit Fortuzi, do të japë sot një konferencë shtypi, duke iu përmbajtur kështu asaj që tha që kur mbërriti në Korçë. Para nisjes për në kryeqytet, “Zogu” do të jetë para gazetarëve, gjë që ndodh për herë të parë në klubin kuqebardhë, tashmë më i disiplinuar. Trajneri Fortuzi është shprehur se do të flasë për mediat sportive dy herë në javë, një ditë para ndeshjes dhe një ditë pas saj. Me 3 mungesa ndaj Dajtit Tashmë është e sigurt se Skënderbeu do të ketë 3 mungesa në ndeshjen e nesërme me Dajtin. Lezhjani Lika nuk arriti të riaftësohet në kohë, ndërkohë që do të jetë i pamundur edhe sulmuesi Erlis Frashëri. Mungesa e 3-të është ajo e Muçës, i cili ka shumë mundësi të mos luajë për Skënderbeun për një kohë të gjatë. Gjithashtu, edhe mesfushori Vasjan Ballço pa pasur një dëmtim të lehtë, por ai do të udhëtojë me ekipin për në Tiranë. Korçarët, sot akomodohen në Durrës Skënderbeu do të zhvillojë sot paradite seancën e fundit stërvitore dhe në mesditë do të marrë rrugën drejt Durrësit, ku do të kalojë natën. Kjo ka qenë zgjedhja që kanë bërë drejtuesit korçarë dhe trajneri Indrit Fortuzi. Nesër, pak orë para ndeshjes, Skënderbeu do të udhëtojë drejt Kamzës, ku do të luajë premierën e 2009 s. Lojtarët do të mbajnë një regjim të fortë, në bazë të rregullores së re, që ka miratuar para disa ditësh klubi. Gentian Shkoza bëhet “i gjallë” Më së fundi, futbollisti cërrikas i korçarëve, Gentian Shkoza, është bërë “i gjallë”. Prej më shumë se 2 javësh, ai kishte fikur celularin dhe kishte udhëtuar drejt Greqisë, ndërsa dje në mbrëmje i ka telefonuar ekzekutivit Gjergji Ballço, duke i thënë se sot do të jetë në Korçë. Kur të kthehet këtu, Shkoza do të njihet me gjobën e vënë nga drejtuesit e Skënderbeut. Sipas stafit teknik, lojtari nuk do të jetë gati për ndeshjen e nesërme me Dajtin
|




