|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Saturday, 26 September 2009 12:30 |
|
Skënderbeu është skuadra që ka shënuar më shumë në katër javët e para të Kampionatit të 71-të Kombëtar të Kategorisë Superiore, 9 të tillë, por në javën e pestë do të përballet në Kavajë me Besën, që nga ana e saj nuk ka pësuar asnjë gol në shtëpi dhe vetëm 1 në katër sfidat e para sezonale.
Trajneri i “Ujqërve” korçare, Gerti Haxhiu (4 ndeshje, 3 fitore, 1 humbje) mendon se Besa është testi i vërtetë për të matur edhe vlerat e skuadrës që ai drejton. “Besa është testi reali për Skënderbeun e ne synojmë ta kalojmë më sukses”, - tha ish-trajneri i Apolonisë e Bylisit.
Skënderbeu në të vetmen ndeshje në transfertë të zhvilluar këtë sezon humbi 1-0 me Tiranën, me një gol të realizuar në minutën e 92-të e të shënuar me penallti nga portieri i bardhebluve, Blendi Nallbani.
|