Vrasje mafioze ne Korce

PDF Print E-mail
User Rating: / 29
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Thursday, 17 January 2008 10:24
 Ne periferi te qytetit eshte gjetur trupi i pajete i Nikolin Sanellarit i ekzekutuar me nje plumb ne koke. Autori i vrasjes eshte shok i viktimes

Nje vrasje e tipit mafioz eshte rregjistruar mbremjen e kaluar ne qytetin e Korces. Ne periferi te qytetit eshte gjetur trupi i pajete i Nikolin Sanellarit, 30 vjec, i ekzekutuar me nje plumb ne koke ne automjetin e tij. Viktima e pergjakur eshte vene re nga kalimtare te rastit ne afersi te fshatit Mborje, te cilet me pas kane lajmeruar policine. Pas nje pune hetimore qe zgjati pothuajse gjate gjithe nates policia mundit te identifikoje dhe me pas te vere ne pranga autorin e krimit.

Ai eshte Leonard Pasha, 28 vjec, njekohesisht shok i viktimes. Shkak i krimit mendohet te kete qene nje pazar droge si dhe nje borxh prej 5 mije eurosh.  
Autori i krimt dhe viktima kishin njohje te vjetra me njeri-tjetrin, ndersa mesohet se ata kane qene me pare te denuar nga drejtesia shqiptare per nje vjedhje te kryer ne vitin 1998.Nderkaq policia vazhdon hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.